Babë, vlla, mik, djalë, burrë: Marre asht me e thye loçkën e nji gruaje!

fjolla babë

Babë, vlla, shok, mik, djalë, burrë, dost,
nuk asht e udhës as me u krenue e as me u tuprnue se je burrë!
zaten pa Ty, jeta kish me kanë gjysmë. S’kish me pase erna e as qetësi!

Nga Fjolla Spanca

Pa ty, dynjaja do ishte e thatë, gri e pa plotni!
Kshtu që, marre asht ti me ja mohue vetes këtë oqean Dashnije – prej ku çelin qiellnat e djelltë!
Marre asht me ja mohue vetes jetën nden krahnorin e asaj që ty t’ka bartun ngat zemrës e t’ka dhanë jetë prej jetës t’vet …
Marre asht me e thye amanetin e asaj që e ka vendue nji kambë n’vorr për ty’ derisa Ti ke dal n’kete jete’ driteshume!!!
Marre asht shoqes tande me ja nxie jetën; motrës me ja shkurtue ymnin e nji gruaje me ja prishun qetsinë e zemrës edhe paqtimin e trupit e t’menjes!
Marre asht me e hup Njerin’ e mirë mrena vetes! Marre e zor asht me e myt zemren e me e kalb shpirtin!
Marre asht me e thye loçkën e nji gruaje,
s’asht marre me kane djalë, me u ba burrë
me u ba njeri!

ObserverKult

——————————–

Kliko edhe:

EMOCIONUESE: VOGËLUSHI INTERPRETON POEZINË KUSHTUAR MARIE TUÇIT: NANË E DASHTUN SOT PO VDES MË KAN FUTUR NË NJË THES…