Akademiku dhe gjuhëtari Bahri Beci festoi 85-vjetorin e lindjes. Ndërsa, promovoi edhe librin e tij më të fundit, “Përjetimet 1936-2021” në të cilin ndalet edhe për zhvillimin e gjuhës shqipe nga Kongresi i Manastirit deri në ditët e sotme
Udhëtimi jetësor dhe profesional i gjuhëtarit edhe akademikut Bahri Beci vjen në këtë 85-vjetor të lindjes, përmes botimit të tij më të fundit “Përjetimet 1936-2021”. Në këtë libër Beci sjell jo vetëm të vërtetën e tij. Por atë të një kohe, që shënjoi psikologjinë e individit, duke krijuar njeriun ideologjik
“Është një problem më shumë kombëtar sesa gjuhësor, që ka të bëjë me prezantimin tonë si popull në botë në përgjithësi, por edhe në Europë në veçanti. Një popull përfaqësohet me gjuhën letrare të tij në botë”, shprehet Beci.
Përpos vlerësimeve që rrëfen për punën e bërë në Kongresin e Manastirit, ku u zgjidh një ndër problemet më të mëdha kombëtare. Duke u vendosur alfabeti i gjuhës shqipe me 36 shkronja. Beci, shqipen e cilëson një gjuhë buroktratike edhe jo letrare.
“Ky problem i ka fillesat që në Kongresin e Manastirit, ku është zgjidh një nga problemet themelore kombëtare, aty u vendos që ne të kemi një alfabet me 36 shkronja. Të dhënat dialektologjike vërtetojnë se sistemi dialektologjik i shqipes ka mbi 60 fonema. Ne kemi një alfabet me 36 fonema, tinguj. Me dashamirësinë e tyre kombëtare ata kanë arritur. Të bien dakord që kjo gjuhë jona të ketë vetëm 36 shkronja”, shprehet gjuhëtari.
Kombësia letrare e Shkodrës vendosi që të ishte elbasanishtja
Ai tregon edhe për një etapë të dytë, që është Kombësia Letrare e Shkodrës. Që vendosi që baza e gjuhës letrare të jetë e folura e Elbasanit.
“Ka bërë një revolucion, duke u hedh hapi i dytë i madh për të unifikuar shqipen… Kombësia letrare e Shkodrës vendosi që të ishte elbasanishtja, pasi e aprovoi kombësia vendosën që ta bëjnë gjuhë zyrtare edhe morën vendime deri në 44-ën. Deri në ‘44 Shqipëria kishte një gjuhë zyrtare kombëtare të pranuar. Ky proces mund dhe duhet të vazhdonte, por nuk vazhdoi mori një rrugë tjetër. Unë mendoj se në thelb të periudhës së diktaturës ne kemi bërë një gjuhë letrare të burokoratizuar. E shtypit, jo e mbështetur në baza popullore. Por ka qenë një ngurtësim edhe për shkak të mënyrës si ka funksionuar asi sistem. Gjithë kjo problematikë është ndjekur me polemika që kanë marrë drejtim jo të këndshëm. Por sepse edhe sot disa e kanë të vështirë që të ndryshojë mendim”.
Bahri Beci i cilësuar si Enfant Terrible, është specializuar në fushën e fonetikës eksperimentale në Institutin e Gjuhësisë dhe të Fonetikës në Paris. Edhe ka bërë kërkime dhe botime të shumta shkencore në fushat e dialektologjisë dhe fonetikës./shqiptarja.com
LEXO EDHE: BAHRI BECI: VJETËRSIA E DIALEKTEVE, DËSHMI E AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE