Ajo hyri vetëm në sallën koncertale
si uji nga fjordet kur në qetësi rrjedh
sytë e auditorit për një çast ngrinë
kur takat e saj trokitën mbi mermer.
Kish veshur fustan të bukur bezhë
qafa e saj e kolme pa asnjë bizhu
secili e shikonte me ndjesi të vagullt
veç shikimi i saj nuk ishte kuturu.
Sytë e saj blu nuk kërkonin lozhën
e thjeshtë, e fisme siç ajo ishte vet
midis sallës fine, në ulëse t’kadifejta
ndjehej rehat në radhën e dhjetë.
Jashtë binte borë. Dirigjenti u rrëqeth
mbi pult ndërroi partiturat plot magji
midis sallës kur pa madhështinë e saj
nisi të dirigjonte Madama Butterfly.
Ra perdja e kuqe… Prapë trokitën takat
shikimi drejt saj padashur të kthen
fisnikëria s’blihet në dyqan të plaçkave
e shenjtë ndër breza, e ngjizur në gen*.
*Inspiruar në Pallatin e Operas dhe Baletit në Oslo.