Bajram Mjeku: Baladë për shiun

Gjithë ditën shiu s’prajti duke rënë
herë me shkulme, herë si vaj mortor
lau e shpëlau, gjithçka mori me vete
më vuri në gjumë me Markezin në dorë.

Mbi platonë midis apartamenteve
një vajzë me fustanellë luante dans
s’kishte faj që vallëzonte me shiun
dhe ishte dehur aq shumë nga dashuria
vetëm nëntëmbëdhjetë vjeçe është…

Sytë për disa çaste më mbetën në plato
dhe kujtimet më mbërthyen në xham
pastaj një vetëtimë i përplasi papritur
Kalorësit në stuhi dhe Xhim Morrison.

Sa pjellor e sa fatndjellës është shiu
e vajza me fustanellë u tret si meteor
shiu lanë e çka nuk shpëlanë shiu
veç krimin e tradhtinë nuk e lau kurrë.