Roma mund të jetë qyteti i përjetshëm, por artefaktet e saj të lashta janë në rrezik të vazhdueshëm nga ndotja, shiu acid, e madje edhe djersa dhe fryma e miliona turistëve. Në një situatë të tillë studiuesi Alessandro Lugari dhe kolegët e tij po përpiqen të shpëtojnë thesaret e qytetit, duke përdorur një teknologji të re, që shfrytëzon një nga format më të vjetra të jetës: bakteret.
Një nga trashëgimitë që rrezikohej – dhe me të cilin ekipi po punon për ta restauruar – është dhe Harku i Septimius Severus në Forumin Romak.
“Mermeri në të, pothuajse po shpërbëhej, po kthehej në pluhur”, thotë Lugari për CNN, transmeton ‘a2news.com’.
Duke qëndruar poshtë harkut, Lugari tregon një bllok mermeri që peshon disa tonë. “Brenda ka miliarda baktere”, shton ai.
Blloku shërbeu si provë për pjesën tjetër të monumentit. Pjesa e jashtme e tij u mbulua me enzima, që tërheqin bakteret – të cilat natyrshëm qëndrojnë brenda mermerit.
Enzimat u aplikuan shumë herë në ditë, gjatë dy javëve dhe në fund kalcifikimi arriti të forcojë gurin. Pasi eksperimenti rezultoi me sukses me një bllok, tashmë pritet që të aplikohet tek i gjithë monumenti.
“Vetëm një numër shumë i vogël bakteresh janë patogjenë. Më shumë se 95 për qind e baktereve nuk janë të dëmshme për njerëzit… ne jetojmë mes baktereve”, shpjegon Silvia Borghini, studiuese në Muzeun Kombëtar Romak.
Gjithnjë e më shumë po kryhen punë restauruese në nivel molekular, pasi bakteret janë të lehta për t’u aplikuar dhe më pas artefaktet mbeten të pastra. Megjithatë, në Itali, sfida është e madhe sepse vendi ka vende të shumta arkeologjike të cilat kanë nevojë për ndërhyrje.
—————————————————-
LEXO EDHE: A E SHKAKTOI HELMIMI NGA PLUMBI RËNIEN E PERANDORISË ROMAKE?
Perandorët e Romës së Lashtë shfaqnin disa sjellje mjaft të çuditshme, qeshnin kot vend e pa vend, emëronin një kalë në postin e një konsulli, visheshin me lëkurë kafshësh dhe sulmonin njerëzit në rrugë… lista vazhdon. Po pse vepronin kështu? Ndoshta… për shkak të helmimit nga plumbi…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU