“Politika në Shqipëri është një katrahurë”/ Kongoli: Le të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Shkrimtari i njohur, Fatos Kongoli e ka cilësuar politikën në Shqipëri një katrahurë. Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, ditë më parë, ai është shprehur se askush nuk është i kënaqur me politikën përveç fanatikëve.

“Nuk e di nëse mund të gjesh një njëri përveç fanatikëve, që të jetë i kënaqur, e kam fjalën për politikën e ditës. Është një katrahurë e gjitha”, tha shkrimtari.

Më tej, Kongoli ka folur për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat sipas tij, fshihen nga personat që kanë probleme me to.

“Le të hapen dosjet. Unë jam shprehur herë pas here për këtë. Dosjet mesa duket fshihen nga ata që kanë probleme me dosjet”, deklaroi ai./abcnews.al

ObserverKult


Fatos Kongoli

Lexo edhe:

PAS ISMAIL KADARES, EDHE FATOS KONGOLI KA NJË MESAZH PËR ATA QË IKIN…

Shkrimtari është rikthyer sërish te lexuesi, me fjalët domethënëse:

“Kam një mesazh me gjithë zemër, për të rinjtë që braktisin vendin: Duajeni Shqipërinë, duajeni këtë vend! Të duash është të mundesh dhe nëse e do vendin mundesh ta bësh atë”

Në një rrëfim të tij për jetën, kujtimet dhe romanin e sapobotuar në italisht “Gënjeshtarë të vegjël”, për ”News 24”, ai ka folur edhe për romanin e sapobotuar. Ky është libri i parë pas sëmundjes. Ai tha se “shkova deri te porta e Shën Pjetrit, por më thanë nuk ka ardhur koha”.

Në intervistën e gjatë, mes të tjerash, Kongoli thotë se folja në urdhërore, për shqiptarët është “të duash”. Duke iu referuar braktisjes së vendit nga të rinjtë, Kongoli pohon se, “të duash është të mundesh”. Kështu duke nënkuptuar se nëse e do vendin, mundesh ta bësh atë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult