Një ish-i burgosur politik, bashkëveprimtar dhe njëri nga miqtë më të afërm të heroit Jusuf Gërvalla, Kadri Rexhaj së fundmi përmes rrjeteve sociale ka publikuar nga arkivi i tij personal një nga incizimet e rralla.
Bëhet fjalë për një incizim personal të Rexhajt, ku dëgjohet Jusuf Gërvalla duke kënduar këngën “Baladë”.
“Nga arkivi im: incizim imi personal në dimër të vitit 1973. Jusuf Gërvalla: Baladë…”, ka shkruar Kadri Rexhaj, i njohur edhe me librin “Fati i luleve” si njëri nga kronistët dhe jetëshkruesit më besnik dhe më profesional të Jusuf Gërvallës./epokaere
/ObserverKult
Lexo edhe:
DIJE DEMIRI- FRANGU: NJERËZIT EDHE JANË TË ÇMENDUR
Poezi nga Dije Demiri- Frangu
Njerëzit lexojnë Spinozën shëtisin parqeve me Enkidun
Tallen me vdekjen e Sokratit mureve antike ngulin sytë
Si të dashurave mërzinë amforave të lashta ju fshijnë pluhurin
Dashurohen në kokën e trupin e Afërditës të Herës i bëjnë dashnore
Në muskujt e hedhësve të shtizave dashurohen
E në ëndërr shohin statujen e Zeusit
Të gjithë e mendojnë veten aktorë të Bylisit
Leni krejt më mirë besoni se
Janë të krisur në zemër i duan mëkatet i hymnizojnë
Shumë vdesin të marrë e të evidentuar si të padijshëm
Anipse i dinë gurutë i këndojnë lirikat popullore të dashnisë
Provojnë ta shtrydhin frikën ta ndrydhin ankthin
Tërë jetën me gurin e shpresës nën gjuhë jetojnë
Këndojnë urata udhëtimeve të gjata e vdesin të padijshëm
Të mashtruar si fëmijët e kopshteve të cemtë mbesin
S’i përcjellin fluturimet e zogjve vdesin pa u bërë valë deti
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult