
Prishtina do të përjetojë një mbrëmje të jashtëzakonshme artistike më 21 shkurt, kur në Sallën “1 Tetori” ngjitet në skenë baleti në akull “Arrëthyesi”, njoftoi Drejtoria e Kulturës e Prishtinës.
E frymëzuar nga përralla klasike dimërore, shfaqja sjell historinë e Klarës, e cila në natën e Krishtlindjes hyn në një botë fantastike ku lodrat marrin jetë, zhvillohen beteja magjike dhe nis udhëtimin në Mbretërinë e Ëmbëlsirave.
Me muzikë klasike ikonike, kostume plot ngjyra dhe koreografi elegante, “Arrëthyesi” premton emocione, magji dhe spektakël për të gjitha moshat.
Drejtoria e Kulturës e Prishtinës ftoi qytetarët të mos e humbasin këtë event unik, që sjell në Prishtinë një ndër historitë më të dashura të skenës botërore – në një version mahnitës mbi akull.
ObserverKult
Lexo edhe:
Faik Konica: Shqiptarin mos e quani “të pabesë”, e fyeni rëndë!






