Will Smith “hapi rrugën”, një tjetër komedian sulmohet në skenë

Disa javë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori Will Smith qëlloi me shuplakë Chris Rock për shkak të një shakaje, një tjetër incident i rëndë u shënua në një skenë.

Kësaj here, objekt i sulmit ishte komediani Dave Chappelle, i cili gjithashtu po performonte shakatë e tij në një event në Los Angeles, transmeton ‘a2news.com’.

Një fans arriti t’i shmangej sigurisë dhe u lëshua me furi ndaj aktorit për shkak se ai po vinte në lojë transeksualët, por më pas ai u neutralizua dhe ka të dhëna se u rrah nga të pranishmit për veprimin e tij.

Por Chappelle nuk e vuri ujin në zjarr duke vijuar sërish me pjesën e tij të komedisë.

————-

Lexo edhe:

VJEN REAGIMI NGA WILL SMITH, PASI U PËRJASHTUA NGA OSCARS

ObserverKult