Baleti Kombëtar i Kosovës do të merr pjesë në Festivalin “Albanian Dance Competition, Creativity and Interpretation 2024”

Foto ilustrim

Baleti Kombëtar i Kosovës, në kuadër të Festivalit “Albanian Dance Competition, Creativity and Interpretation 2024” në Elbasan, do të shfaq baletin “Time”, me koreografi nga Taulant Shehu.

Kjo është bërë dije nëpërmjet një njoftimi nga Baleti i Kosovës në Facebook.

“Time” do të shfaqet në teatrin Skampa në qytetin e Elbasanit, me datë 29.4.2024, duke bërë kështu edhe përmbylljen e Festivalit”, thuhet në njoftimin e BKK-së.

Ndryshe që prej vitit 1982, data 29 prill shënohet edhe si Dita Botërore e Vallëzimit, prandaj me këtë paraqitje në Elbasan, Baleti Kombëtar i Kosovës shënon edhe Ditën Botërore të Vallëzimit.


ObserverKult


Lexo edhe:

BALETI KOMBËTAR I KOSOVËS PREMIERËN E DYTË PËR KËTË VIT DO TA KETË NË SHBA

Baleti Kombëtar i Kosovë ka filluar përgatitjet për premierën e dytë për vitin 2024, shfaqje kjo e cila do të jepet premierë në Nju-Jork të SHBA-së.

Kjo shfaqje do të realizohet në bashkëpunim me primabalerinën dhe koreografen Chiara Ajkun, ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)

Premiera botërore e baletit do të shfaqet në teatrin Theater at St. Jean në Manhatan në datat 31 maj 2024, duke filluar nga ora 19:30-21:00.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult