Baleti Kombëtar i Kosovës premierën e dytë për këtë vit do ta ketë në SHBA

Baleti Kombëtar i Kosovë ka filluar përgatitjet për premierën e dytë për vitin 2024, shfaqje kjo e cila do të jepet premierë në Nju-Jork të SHBA-së.

Kjo shfaqje do të realizohet në bashkëpunim me primabalerinën dhe koreografen Chiara Ajkun, ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)

Premiera botërore e baletit do të shfaqet në teatrin Theater at St. Jean në Manhatan në datat 31 maj 2024, duke filluar nga ora 19:30-21:00.

Gjithashtu në datat 1 qershor duke filluar nga ora 19:30 dhe 2 qershor nga ora 2:00. Dhe me datë 16 gusht 2024, duke filluar nga ora 19:30.

Observerkult


bujar salihu

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA BUJAR SALIHU: LEGJENDË PËR VASHËN

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Bujar Salihu:

VJERSHË VASHËS NË VJESHTË

Unë vazhdoj të besoj verbërisht në vjeshtën tënde të praruar
Mbuluar me gjethet e mia të vyshkura
Edhe më verbërisht besoj se shpirti yt veç kurmit tim merr frymë
E zemrën time të trishtë e mbanë në jetë

Më fal mike se ndoshta s’ta mbusha mendjen kurrë
Por s’t’kam lëshuar edhe kur mbërtheheshe prej shkurreve të nëntokës
Edhe kur të mbyllnin horizonteve të kështjellës së krisur
Se gjallë prej teje s’mund të hiqja dorë

Të lëshoja dorën s’guxoja kurrë se marramendthi bia përdhe
Tani mos më vraj me shkëlqimin tënd magjik
Se s’është vonë në mua besim të kesh

Kthemi sytë shikom në sy
Mes shushurimave të përflakura hapi qepallat e fjetura
Në shenjë të dashurisë piqe mollën tonë të kuqe

Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult