Baleti Kombëtar të enjten jep premierën e shfaqjes së koreografit Robert North

Baleti Kombëtar i Kosovës ka mbajtur konferencë për medie me rastin e premierës së shfaqjes “Entre dos Aguas”&“Troy Game”.

Balerini, Kreshnik Musolli, tha se shfaqja është e ndarë në dy pjesë. Ai ka bërë të ditur se kanë pasur problem në sigurimin e kostumeve.

“Të dy pjesët janë fantastike. Pjesa e parë është me djem dhe vajza. Pjesa e dytë është vetëm me meshkuj nga arte marciale. Procesi i provave ka shkuar shumë mirë”.

“Mirëpo realizimin e kemi pas problem në marrjen e kostumeve dhe jemi detyruar t’i dërgojmë në rrobaqepës privat. Por ne e kemi arritur shfaqjen që do të mbahet nesër dhe do të jetë me ftesa nesër”.

Julian Moss, asistent i shfaqjes, tha se kanë bërë përgatitje e nevojshme për këtë shfaqje, raporton ekonomia online.

“Gjithmonë është vështirë mirëpo me shumë entuziazëm do të ia dalim. Ne jemi përgatitur për premierë dhe shpresojmë se do të dalë mirë”.

Përderisa Sead Vuniqi, balerin, shpreson që të lirohen masat në mënyrë që publiku të jetë prezentë në teatër.

“Për neve është privilegj me qenë pjesë e shfaqjes Robert Noth. Procesi ka shkuar mirë, por e kemi pasur vështirë mbajtjen e maskave dhe shpresojmë që shfaqja të dalë mirë”.

“…shpresoj që muajin tjetër të lirohen masat dhe ta kemi publikun në teatër”.

Leonora Rexhepi, balerinë, tha se janë munduar që shfaqja të jetë në nivelin e duhur.

“Për neve është me rëndësi mbajtja e maskave, por edhe marrja e ajrit kur jemi duke lëvizur, nesër publiku do të jetë i kënaqur me këtë shfaqje”.

LEXO EDHE: Rrëfimi i Dedin Sulit: Baleti ”Romeo e Zhuleta” në vitin 1957