Dua Lipa në kopertinën e revistës TIME, në mesin e 100 njerëzve më me ndikim në botë

Revista “Time” ka publikuar së fundmi listën me emrat e personave më me ndikim në botë. Në këtë listë është edhe emri i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, derisa edhe në ballinë gjendet fotoja e saj.

Dua Lipa, është duke punuar mjaft shumë për albumin e tretë “Radical Optimism” i cili do të lansohet me datë 3 maj. Por para se të lansohet ky album ajo po gëzon vlerësime dhe suksese të pandalshme.

Këngëtarja Patti Smith ka thënë për Dua Lipën se është një yll që po shkëlqen në një botë të rëndë, të guximshme e lozonjare.

“Ajo beson tek familja, është falenderuese për prindërit dhe mbështetëse për vëllanë e motrën. Ajo në moshën 15-vjeçare ka lënë familjen për të ndjekur ëndrrën e saj, muzikën. Ajo duket një artiste e madhe që bota do të sillet rreth saj”, tha Smith.

Lipa zbuloi se ‘Radical Optimism’ është një punë më e pjekur sesa albumet e kaluara.

“Definitivisht nuk jam i njëjti person që isha kur bëra albumin tim të parë. Unë kam evoluar dhe kam mësuar kaq shumë … duke mos parë asgjë si të keqe apo diçka si një pengesë,” tha ajo.

Lipa foli edhe për dyshtetësinë e saj dhe sesi dëshiron që fansat e saj t’i perceptojnë vendet si Kosova, nga janë prindërit e saj dhe ku ajo ka jetuar për një periudhë të caktuar kohore.

Ashtu si shumë individë që vijnë nga familje që u desh të iknin nga konflikti, ajo dëshiron që bota të shohë se vendet përcaktohen nga më shumë gjëra sesa thjesht nga luftërat që ndodhin brenda kufijve të tyre.

“Kur njerëzit mendojnë për Kosovën, nuk dua që të shprehen si “Oh, Kosova e shkatërruar nga lufta”. Ka shumë më tepër… Ne bëjmë një festival në Prishtinë, unë dhe babai im, që ka të bëjë me muzikën, sjelljen e njerëzve nga e gjithë bota që të zbresin dhe të shohin se sa e ndryshme është nga ajo që ata presin. Pavarësisht nëse janë artistë nga e gjithë bota, apo fansat që vijnë për të parë artistët që i duan nga vendet fqinje,” tha ajo.

Ndryshe, deri më tani pesë nga këngët e Dua Lipës janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë edhe në një nga sukseset më të mëdha komerciale filmike të viteve të fundit, filmin “Barbie”, ku ajo këndoi një nga këngët më të rëndësishme nga kolona zanore, të cilat ajo i shkroi bashkë me Mark Ronson.

Ndërkohë, ajo u shfaq edhe në filmin “Argylle”, ndërsa vazhdon të nxjerrë këngë nga albumi i saj i tretë “Radical Optimism”./www.instyle.com

ObserverKult


Dua Lipa

Lexo edhe:

DUA LIPA NUK NDALET, SË SHPEJTI DO TA SHOHIM NË NJË FILM TRILLER

Është publikuar traileri i plotë i filmit triller i quajtur “Argylle”. . Në mesin e shumë aktorëve të njohur do të luajë edhe këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Filmi me regji të Matthew Vaughn (ekskluziv i Kingsman), i mbushur me yje ndjek romancieren e trillimeve spiune të Bryce Dallas Howard (Franshiza Jurassic World). Pastaj të Elly Conway, e cila kalon shumicën e netëve në shtëpi me macen e saj, Alfie.

Megjithatë, kur komplotet e librave të saj – të përqendruara te agjenti sekret Argyle (Henry Cavill) – fillojnë të pasqyrojnë veprimet e fshehta të një organizate spiune të jetës reale. Mbrëmjet e qeta të Elly-t në shtëpi shumë shpejt bëhen një gjë e së kaluarës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


pablo neruda

PABLO NERUDA: KUR TË KAM TY, KAM ÇDO GJË…

Në qoftë se sytë e tu nuk do të kishin ngjyrën e dritës së hënës
të një dite të plotë (ndërpritet këtu nga zgjimi i foshnjës-
dhe nis të shkruaj sërish pas 26 orësh)
të një dite të plotë mbushur me baltë, punë dhe zjarr
në qoftë se nuk do t’i kisha këtu lëvizjet e tua të hijshme, të shkathta si ajri

në qoftë se nuk do të ishte kjo javë kaq e kristaltë
jo vetëm prej çasteve të verdha të vjeshtës që kacavirret nëpër vreshta.
në qoftë se ti nuk do të ishe kjo bukë aromatike e hënës
gatuar me miellin që kam shpërndarë në qiell

oh, i dashur, unë nuk do të doja kaq shumë!
Po kur të kam ty, unë kam çdo gjë;
rërën në kum, kohën, pemën e shiut.

Gjithçka jeton që unë të mbetem gjallë
pa lëvizur të gjitha mund t’i shoh;
jetën tënde në çdo gjë që jeton.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult