Mbi poezinë minimaliste, nga Balil Gjini
Në mjediset tona letrare flitet shpesh për poezinë minimaliste. Një poezi e tillë synon që ta arrijë qëllimin me sa më pak mjete letrare.
Qëllimin? Për mua poezia s’është qëllim, por qilim. Koka e poetit shndërrohet në një lloj avlëmëndi, ku thurren e shthurren fijet e fjalëve, mpleksen, ngjyrosen, gjersa del ajo thurrima që e quajmë qilim. Poezia është një masazh dhe jo një mesazh. Një masazh i ndjenjave, shpirtit, botës së brendshme.
Në zanafillë poezia e tillë ishte: pjesë e ritualeve magjike, yshtjeve, sugjestionimit të tjetrit. Fjalës i njihej cilësia e lartë e molepsjes, e sëmundjes. Kjo s’arrihej nëpërmjet kuptimeve të drejtpërdrejta, por nëpërmjet ambiguitetit, dykuptimësisë, forcës së errët misterioze që ajo mbart. Dy nga poetët më të mëdhenj europianë, Saint John Perse dhe Antonin Artaud janë orvatur t’i kthejnë poezisë forcën e saj zanafillore.
Poezia minimaliste, me ç’duket, synon konkretësinë. Mirëpo kjo është bela e madhe, sepse, t’i kthesh konkretësinë, do të thotë ta quash belin që punon tokën po bel. Dhe një njeri i tillë që i thotë belit bel, thotë Wilde, s’meriton më shumë sesa ta marrë dhe ta përdorë atë…
ObserverKult
———————————————————————————————-
Lexo edhe:
BALIL GJINI: EDHE UNË JAM ASKUSHI
Flasim përhanshëm me Balil Gjinin
Nga: Xhemzije Rizvani
Balil Gjini është poet dhe prozator shqiptar i lindur më 1950 . Ai jeton në Berat. Ka botuar disa libra me poezi dhe me prozë . Poezitë e tij shquhen për metaforat dhe simbolikën e mprehtë, duke iu afruar figurave mitologjike, por jo me kuptimin e kahershëm. Poezitë e Balil Gjinit përfshijnë tashmë të gjithë skeptrin e nje jete të ndryshuar, plot drama, dhimbje, deformim, harresë. Por dramën e jetës poeti kërkon ta zgjojë përmes një poetike të ngjeshur, provokuese të heshtjes dhe shpresëndjellëse.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult