“Ballkani sociologjik” nga Branko Merxhani

Një nga figurat më të rëndësishme të Shqipërisë së viteve ’30=të si dhe një nga baballarët e kombit me një formim multidisiplinar në filozofi, psikologji a sociologji e sigurisht edhe në publicistikë është Branko Merxhani (1894-1981). Ai është gjithashtu babai i nacional-demokracisë dhe projektuesi kryesor i “Neoshqitarismës”’. Figurë kryesore në rilindjen shqiptare. Është bashkëpunëtor dhe bashkëkohës me Lumo Skëndon (Mithat Frashërin) Petro Markon, Lasgush Poradecin, Tajar Zavalanin etj.

Zakonsht gjuha e tij akademike dhe e nivelit teorik gërshetohet mirë dhe thjeshtë në revistën “Përpjekja Shqiptare”’ ku ai hedh mendimet e tij për projektin e “Neoshqitparismës”, projektit politik për të ngritur demokraci, shtet, komb, drejtësi, pra demokracisë sipas mendimit të tij dhe miqve që bashkëngjiten në këtë projekt. Është themeluesi i sociologjise shqiptare.

Një nga këndvështrimet më interesante të tij është një shkrim për sociologjinë qytetare të Perandorisë Osmane, për shkaqet dhe rrjedhojat e grupimeve sociologjike sipas fesë që ndërtojnë qytet ose ndryshe “milet”’.

Ai hedh analizën e tij për arsyet e këtij zhvillimi të Ballkanit dhe Shqipërisë nën sundimin e perandorisë, si dhe shkaqet e rënies së saj. Për më shumë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë në Revistën ‘’Përpjekja Shqiptare’’në Tiranë të tetorit 1936.

Nga Branko Merxhani

“Roli historik i Perandoris s’Osmanllive në Ballkan dhe botime historike t’idesë nacionaliste shqiptare’’

Një skicë sociologjike e Perandoris s’ Osmanjlive

Simbas parimeve kryesore të shkollës sociologjike frënge të Durkheim-it, shkaqet e gjithë fenomeneve shoqërore t’ historisë janë funksionet kolektive, d. m. th., Idealet.

Këta shkaqe nuk rrjedhin nga burime të pa njohura. Rrjedhin drejtë për drejtë nga mënyrat e formimit dhe të grupizimit të jetës shoqërore vet, si edhe nga ndryshimet që pëson struktura e kësaj nepër rrokullimet e ngjarjevet historike. Bile, simbas Durkheim-it, shkaqet më kryesorë dhe me të parë të fenomeneve shoqërore janë një sëri fenomenesh, si për shëmbull ai i dëndësis, i përzierjes, i homogjenitetit të popullatës, ose edhe i pakësim-shtimit të Ndarjes së Punës – fenomene këta që kanë të bëjnë me theorin e idealizmit shoqëror, ose siç thotë ai vet, me ‘’Morphologie Sociale’’.

Perandoria e Osmanllive në fazën e parë të ndërtimit të sajë, paraqitet si një vepër e përbashkët, për ngrehjen e së cilës u munduan, pozitivisht ose negativisht, për veç osmanllive (tyrkëve) vet, dhe të gjithë popujt e pushtuar t’ Asisë së Vogël dhe të Ballkanit, pa marrë parasysh as ndarjen e fesë, as të racës, as edhe të gjuhës.

Kjo është cilësia e veçantë sociologjike që karakterizon çdo fenomen perandoriak, kudo në çdo fazë t’ historisë së përbotëshme. Perandorizma (imperializma) nuk mbështetet mbi themelin e Kombësisë. Bazat e sajë janë fetare dhe politike. Por përmbi të gjitha është ndjenja fetare që sundon.

Dy lloi grupëzime të kësaj natyre kemi për të çquar edhe n’epokën perandoriake t’ Osmanllive:

  1. – Grupëzimi fetar mysylman, i cili përmblidhet rreth Hilafetit tyrk. Mysylmanët të çdo race janë antarë të këtij grupëzimi, gëzojnë të drejta të njëllojshme dhe formojnë një tërësi të lidhur dhe të bashkuar për një qëllim dhe për një ideal.
  2. – Grupëzimi fetar kristjan që për mblidhej rreth Patriarkatit grek të Fanarit. Edhe këtu kemi po atë formë të brendëshme: Raca të ndryshme, të drejta të njëllojshme, lidhje psihike omogjene, d. m. th. ideale të përbashkëta.

Gjithë jeta e Perandorisë s’Osmanllive zhvillohet brënda në qarkun e këtyre dy lloi grupëzimeve. Dhe mund të themi se në qoftë se Fetë do të kishin mbajtur fuqit e tyre deri në fund, po me atë rregull dhe disiplinë që kishin mbajtur në fazat e para të periodës perandoriake, kurrë nuk do të shpërndaheshin ose kurrë nuk do të çfuqizoheshin këta grupëzime të bazuara në Idealin e fesë, dhe atëhere si vazhdim dhe përfundim i kësaj gjendjeje, kurrë nuk do të kishin lindur lëvizjet nacionaliste, jo vetëm të popujve të pushtuara, por as edhe vet të popullit sundonjës tyrk.

Një krijim Osmanlli: Urbanismi oriental për mua një nga ndryshimet historike më kryesorë që ka shkaktuar sundimi i Osmanllive në Ballkan është dobësimi i ngadalshëm i instituteve fetare, të cilat duke humbur pikat e mbështetjes së më parëshme të tyre, u detyruan të kërkojnë një mbështetje tjetër. Osmanllit erdhën dhe themeluan autoritetin e tyre në Ballkan ku futën, për herën e parë në gjithë historin e këtyre viseve, rrymën e t’ ashtuquajturit ‘’Urbanismë oriental’’, “Kasaba”-ja, qyteti ballkanik, është një krijim i Osmanllivet.

Nëpër këta qytete u shtua dëndësia shoqërore. Shtimi demografik kontribuoi në lindjen e fillesave të një ndarjeje të punës, e cila çfaqesh dita ditës më tepër. Rrënjosej dhe thellohej.

Ndarja e punës shoqërore nepër këta qytete dha shkak për formimin e një grupëzimi sociologjik të një lloi tjetër: Pranë grupeve fetare filluan të formohen grupe profesioniste. Dhe kështu ndërgjegja kolektive fetare që kish munduar si fuqi e vetme në grupëzimet e mëparëshme, mysylmane ose kristjane, filloi të prapset dhe të humbas pak nga pak tokën.

Feja nuk është me qëllim. Përdoret vetëm si një mjet. Dobësimi i ndërgjegjes kolektive fetare ose siç do të thoshte një Theodor Reik“die Entkroenung der Religion” 3) përfundon në dekompozimin e lidhjeve të solidaritetit mbi të cilat bazoheshin gjer tani grupëzimet e vjetra. Pranë kishave hapën shkolla. Shtypi, në fillim me libra dhe revista, pastaj edhe me fletore, filloi të zhvillohej. Popujt e Balkanit hyjnë në një periodë të re sociologjike të jetës së tyre kolektive.

Jemi në prakun e krijimit të historive kombëtare. Vëndin e Perëndisë e zuri gjuha. Gjuha e grupëzimit fetar, gjuha e shënjtë e pakuptuarshme, lihet mënjanë dhe në vëndin e sajë vihet gjuha e shoqërisë, d. m. th. gjuha e gjallë e popullit

… Nga Populli’’ në ‘’Nacion’’

Me këtë mënyrë u ndryshua pak nga pak dhe nën influencën e një faktori historik, që në këtë rast quhet, ‘’sundimi i Osmanlliue’’, ndërgjegja kolektive dhe bashkë me ‘te, edhe funksionet dhe koncepsionet kolektive, hem të mysylmanëve, hem të krishterëve. Individi nuk është me as vetëm i krishter, as vetëm myslyman.

Organizmi fetar dorëzoi fuqin dhe sundimin e vet në duart e organizmit të gjuhës. Të krishterët, njëri pas tjetrit, Ermenët, vllehët, Serbët, Bullgarët, bile edhe vet Grekët (pas fitimit të vet-qeverimit), – dhe më së fundi edhe Shqiptarët orthodoksë – largohen dhe çlirohen brënda në një ” proçes të zorshëm dhe pothua trayfik nga grupëzimi fetar i Fanarit.

Një kohë më pas vijnë vet Tyrqit dhe rrëzojnë edhe ata, bile me një grusht të fortë kryengritjeje, Hilafetin e tyre të shënjtë dhe të bekuar. Për madhështin dhe për forcimin e këtij institucioni fetas imperial të rrëzuar dhe të çfronësuar, le të mos harojmë se elementet e ndryshme mysylmane të Perandoris, Arabët, Qyrtet, Shqiptarët, Boshnjakët, duke patur në krye elementin sundonjës tyrk, derdhën shekuj me radhë gjakun e tyre me hov dhe me fanatismë pa pikë dhëmbjeje dhe mëshire.

Çfaqjet e fundit dhe të falsifikuara dramatikisht të këtij fenomeni sociologjik kompleks mbi tokën shqiptare, janë: lëvizja e çmendur e ‘’Vorio-Epirotëve’’; shpallja qesharake e ‘’Republikës katolike të Mirditës’’ dhe njolla e zezë e tragjedisë fetare të ‘’Haxhi Qamil si: Kështu i lamë hesapet t’ onë ndaj një historije plot mekata! …

Ja, me dy fjalë, kjo është tërë Sociologjia e Perandorisë s’Osmanllive, e përshkruar këtu më një formë vetëm skicografike. Brënda në këtë kadro dhe nën këta kushte zhvillohet edhe pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e historisë së re të popullit shqiptar. Historia Nacionaliste Shqiptare nis nga një Dualisëm paradoksal për t’ arritur në një Njisi normale dhe sot gjëndet në atë periodë të përpjekjes së sajë, e cila ka si qëllim të realizojë dhe të synthetizojë bashkimin kombëtar të thjeshtë. Shkojmë, domethënë, nga ‘’Populli’’ drejt bërjes të njëj ‘’Nacioni’’.

Ne, këtu dhe tetë vjet përpara, duke përdorur një termë të re të frymëzuar nga një shikim shkencor historik-sociologjik, kishim karakterizuar këtë udhëtim me këto fjalë: Nga Shqiptarisma në Neo-shqiptarismë. – Merreni me mënd tani sa abuzime dhe sa spekullime janë bërë rreth një terme! Verba et voces, praetereaque nihil.

Përgatiti: Eugent Kllapi

ObserverKult


Lexo edhe:

BRANKO MERXHANI NË DITARIN E DHIMITËR SHUTERIQIT

BRANKO MERXHANI: MBI “NGATËRRIMIN” E POLITIKËS ME KULTURËN