Balzak: Shpirtrat e butë vriten gjithmonë nga të tjerët

Nga Honore de Balzak

“…Shpirtrat e butë që, duke mos ditur mënyrën si ta vrasin hidhërimin, vriten gjithmonë nga ai. Jeta është një punë, një zanat që duhet të lodhesh ta mësosh.

Kur një njeri ka mësuar ç’është jeta, nga hidhërimet e shumta që ka hequr, atëherë pejzat e tij forcohen dhe fitojnë një farë zhdëvjellësie që, i lejon të qeverisë ndjesinë e tij; ai i bën nervat si susta çeliku që epen pa u thyer; nëqoftëse stomaku është në rregull, atëherë një njeri i pregatitur në këtë mënyrë mund të jetojë aq sa ç’jetojnë kedrat e Libanit që janë pemë të famshme…”

(Fragment i shkëputur nga novela “Gobseku” i  Honore de Balzak )

ObserverKult


Lexo edhe:

LETËRKËMBIMI ME NËNËN: PROBLEMET ME SHËNDETIN DHE BORXHET E SHUMTA TË BALZAKUT

Përktheu: Aurenc Bebja

“La Revue politique et littéraire” ka botuar, më 5 dhjetor 1903, në faqet n°4 dhe 5, letërkëmbimin e Honoré de Balzac (Balzakut) me nënën e tij, në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit 1849, gjatë kohës kur gjeniu francez ndodhej në Ukrainë.

Paris, 20 gusht 1849.

Sa e lumtur për mua që e di që ti do të jesh shëruar plotësisht në një kohë të shkurtër! Nuk ka fjalë për të shprehur mirënjohjen time për të gjithë kujdesin që miqtë e tu të kanë dhënë. Vetëm mund ta kuptojnë atë që ndiej dhe jo ta shprehin. Do të doja që të jepja nga ekzistenca (jeta) ime atyre që më shpëtuan dhe më mbajtën gjallë birin tim të dashur !

Dje, mora një mijë e njëzet franga që më dha z. Souverain. I dhashë faturën time. Ai nuk donte të më ribënte faturën dhe ta paguante. 

Meqë njerëzit e Rothschild-ave kërkojnë dy fatura, z. Souverain nuk deshti kurrë të më jepte asgjë tjetër përveç asaj që po bashkangjis këtu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult