Pse dikush duhet ta lë atë që e do aq shumë?

Foto ilustrim

Letër dashurie e Ludwig Van Beethoven dërguar të dashurës së tij:

Derisa jam i shtrirë në shtrat, mendimet vijnë te ti, dashuria ime e pavdekshme. Disa momente të lumtura më sillen në kokë, përsëri pikëllim… duke pritur nga fati se a do të plotësojë dëshirat tona. Unë mund të jetojë vetëm me ty, apo të mos jetojë hiq pa ty.

Po, kam vendosur të iki sa më larg të mundem… derisa të mund të fluturojë dhe të vijë në përqafimin tënd dhe të them që jam në shtëpi me ty…

Do të mbijetosh çdo situatë duke e ditur sa jam i lidhur me ty; kurrë asnjë nuk të mund të ketë zemrën time, kurrë-kurrë! O perëndi, pse dikush duhet ta lë atë që e do aq shumë. Jeta ime në W.-u si është tani është e tmerrshme.

Dashuria juaj më ka bërë në të njëjtën kohë personin më të lumtur dhe më të palumturin në botë… Engjëll, pikërisht tani po e dëgjojë postierin duke ardhë, sikur edhe çdo ditë, ja tani po shkon, duhet ta përfundojë këtë letër, që të mund ta marrësh me kohë. Uroj të jesh mirë, të puth tani, sot, dje.

Sa dëshirë e madhe që të takojë, po lotojë për ty, jetën time, e imja gjithçka, lamtumirë… Oh, edhe më tutje të puth, kurrë mos dysho në zemrën e sinqertë.

Përgjithmonë i yti.
Përgjithmonë e imja.
Përgjithmonë bashkë.

L.

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: MUNGESA E VETMISË MË KA MUNDUAR…