Balzak: Ti ke talent biri im, mos u dorëzo para budallenjve…

Nga: Honore de Balzak

“…Ju keni talent biri im dhe shpejt do ta kuptoni çfarë lufte të tmerrshme e të pandashme bën mediokriteti me ata që ia kalojnë.
Nëqoftëse në darkë do të humbisni 25 luidorë, të nesërmen do t’ju akuzojnë për kumarxhi, kurse miqtë tuaj më të mirë do të fillojnë të thonë se keni humbur 25 mijë franga.
Po t’ju dhembë ca koka do të thonë se keni filluar të çmendeni.
Po t’ju shpëtojë ndonjë fjalë e ashpër, aty për aty do të thonë se je njeri me të cilin s’bën dot askush.
Nëqoftëse gjatë luftës me këtë ushtri pigmejsh do të tregoheni i fuqishëm e i vendosur, miqtë tuaj më të mirë do të fillojnë të ulërijnë se ju nuk duroni askënd pranë vetes, se doni të sundoni, të urdhëroni të tjerët.
Me një fjalë, të gjitha vlerat e tua kthehen në të meta, në vese, kurse bamirësitë e tua në krime.
Po u penguat, do të thonë “ra”.
Nëqoftëse shpikni diçka dhe përpiqeni të mbroni të drejtat tuaja, do t’ju dalë nami si njeri tepër i pashkueshëm, gjithashtu edhe si një llogaritës dinak që nuk u lë shteg forcave të reja të ecin përpara.
Kështu, miku im, ju e dini se tek unë jeton një Deplen krejtësisht i ndryshëm nga Depleni për të cilin flasin aq keq. Por… le të mos gërmojmë më në këto plehra!”

(Fragment nga “Mesha e ateistit“)

ObserverKult


Lexo edhe:

“SI I MORI BALZAK DY VOTA NË AKADEMINË FRANCEZE?”, RRËFIMI I VIKTOR HYGOS