“Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes…”

Honore de Balzak është një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë botërore, krijimtaria kryesore e të cilit është përfshirë në “Komedia njerëzore”, që trajton Francën e pas vdekjes së Napolon Bonapartit.

Ai lindi më 20 maj 1799 dhe u nda nga jeta më 18 gusht 1850.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa aforizma nga Honore de Balzak:

– Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.

– Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.

– Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur.

– Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.

– Njerëzit duhet të besojnë te martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.

– Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një gruaje është shansi.

– Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.

– Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.

– Dashuria është poezia e shqisave.

– Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.

E përgatiti: V.K.- ObserverKult


Lexo edhe:

“SI I MORI BALZAKU DY VOTA NË AKADEMINË FRANCEZE?”, RRËFIMI I VIKTOR HYGOS