Banorë të Dukagjinit protestë para Bashkisë, kërkojnë bust për hartuesin e Kanunit, Lekë Dukagjinin

Disa banorë të Dukagjinit protestuan para bashkisë Shkodër. Ata kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të Shkodrës.

Banorët kërkojnë që të takohen me kryetarin e bashkisë Shkodër Benet Beci lidhur me këtë çështje.

Protestuesit shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, hartues i Kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osmanë.

Protestuesit shprehen se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze dhe me buste te pushtuesve turq e grek ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit hezitohet që të vendoset.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/News24

ObserverKult


e diela agim spahiu

Lexo edhe:

AGIM SPAHIU: LAMTUMIRË, DASHURI

Unë po vdes pak nga pak . . . pak
nga pak,
pak,
a nuk e ndien se unë po vdes nga këmbëngulja
për të mbetur i kristaltë, i tejdukshëm si një qelq?!
Dhe veten pjesëtoj në ëndrrat që besoj . . .
A nuk e ndien se po vdes nga dashuria?!
Nuk ju beson më fjalëve, fluturimeve të mia,
nuk qesh e nuk loz, as më përqafon dot.
Dashuria mungon . . . dashuria mungon,
u tret e u shkret dashuria që më beson!
A nuk e ndien se unë po vdes
në luftë me shëmtirën e gjakut, të rrugës e qytetit,
bile edhe me më të largtën: të shtetit e supershtetit,
në luftë me masakrën, padrejtësinë dhe vesin . . .
A nuk e ndien se po vdes nga mosdashuria?!
Si ajri më rrethon indiferenca dhe përbuzja,
ooo, sa e gjatë qenka rruga!
Ku je, dashuri, që ende më beson?
Shpejto! Ti rron, rron, rron!
Pak nga pak po vdes . . . pak
nga pak,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult