Shtëpia Botuese ‘Bard Books’ këtë javë në Prishtinë organizon disa promovime dhe takime. Kështu të martën më 11 maj nga ora 17:00, në kafe-librarinë Dit’ e Nat’, në Prishtinë, do të promovohet libri “Zoti në kinema” i autorit Dritan Dragusha.
Të mërkurën më 12 maj në ora 11:00, në katedralen “Shën Nënë Tereza”, do të diskutohet për “Komedinë hyjnore”, me përkthyesin Meritan Spahija, me rastin e 700 vjetorit të vdekjes së poetit Dante Alighieri.
Po ashtu të mërkurën në ora 18:00, në librarinë “Dukagjini”, promovohet romani “Mbyllur për pushime”. Të pranishëm do të jenë autori Stefan Çapaliku dhe botuesi Frano Kulli.
ObserverKult