‘Bard Books’ organizon disa takime dhe promovime këtë javë në Prishtinë

Shtëpia Botuese ‘Bard Books’ këtë javë në Prishtinë organizon disa promovime dhe takime. Kështu të martën më 11 maj nga ora 17:00, në kafe-librarinë Dit’ e Nat’, në Prishtinë, do të promovohet libri “Zoti në kinema” i autorit Dritan Dragusha.
Të mërkurën më 12 maj në ora 11:00, në katedralen “Shën Nënë Tereza”, do të diskutohet për “Komedinë hyjnore”, me përkthyesin Meritan Spahija, me rastin e 700 vjetorit të vdekjes së poetit Dante Alighieri.
Po ashtu të mërkurën në ora 18:00, në librarinë “Dukagjini”, promovohet romani “Mbyllur për pushime”. Të pranishëm do të jenë autori Stefan Çapaliku dhe botuesi Frano Kulli.

ObserverKult