Gjenerata ime është rritur me qumësht Amerike
Me fluturimin e Neil Armbstrongut në hënë
Ishte me flokë të gjata dhe në blu xhinse krejt
Nënën e Maksim Gorkit e kishim lekturë shkollore
Radio Kukësin e dëgjonim fshehurazi
Për protesta dhe demonstrata bëheshim një
Revolucionin seksual e përjetuam me masturbim
Letra dashurie shkruanim me ngjyrë të kuqe si me gjak
Ishim shumë idealistë dhe të marrë pak
Gjenerata ime doli me eshtra të reumatizuar nga burgu
U gjend në fronte lufte nëpër kampe refugjatësh
Nëpër lista të pagjeturish të pagjetur edhe sot
Shumë prej tyre mund t’i shihni nëpër përmendore
Si të dënuar me atë masë betoni me gjithë ato armë në shtat
Zhveshur nga modestia nga skulptorë injorantë
Gjeneratës sime liria i mbeti në fyt ia zuri frymën
Në vend që t’i shihte frytet e sakrificës së vet
U zhyt në pellg dëshpërimi nën hije hajnash u vyshk
ObserverKult
Lexo edhe: