Bardhyl Londo: Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti…

Bardhyl Londo itaka

Poezi nga Bardhyl Londo

Sa e gjatë rruga nga trupi tek shpirti,
herë zbardh, herë zverdh si vrer veremi.
Një rrugë të ndjell për nga apokalipsi,
tjetra për nga Jeruzalemi.

Një kryq gjithkënd e pret. i rëndë, i lehtë,
në agim të rrugës a në të ngrysur.
Jeta mund të jetë Dhjatë e Vërtetë
por mund të jetë dhe dhjatë e përmbysur.

Kryqin nuk mund ta shmangësh. Golgota
jote mund të jetë mal, mund të jetë e vogël sa gishti,
në rrugën tënde gjithmonë hapur Kerkaporta*

Pret e bardhë a e verdhë vrer veremi.
Brenda teje lind dhe vdes Apokalipsi,
brenda teje Jeruzalemi.

__________

*)Një portë e vogël dhe fare e parëndësishme në Konstantinopojë, e cila u harrua fatalist hapur dhe nëpërmjet saj otomanët hynë dhe pushtuan kryeqytetin e Bizantit.

ObserverKult


Lexo edhe:

JE E MOSHUAR, JE E SHËNDOSHË, SHKURTOJ FLOKËT…MJAFT ME KËSO KOMENTE!

Nga Mara Venier

“Nuk i duroj dot më komentet e tipit: “je e moshuar”, “je e shëndoshë”, “shkurtoji flokët, se të janë rritur”.

Në një fundjavë që kalova në bregdet me tim shoq, postova një foto pranë tij gjatë kohës së perëndimit. Ndihesha e lumtur dhe të dy ishim duke pirë koktejl mojito. Nuk mund të mungonin komente të tilla si: “Priji flokët, se je e moshuar”, “Mos pi alkool, nis dietën se je shëndoshur”.

Fillimisht u ndjeva keq, mëpas fillova të mendohesha nëse ia vlente të mërzitesha dhe nisa të reagoja ndaj çdo komenti negativ”, thotë Mara Venier, aktore dhe prezentuese italiane.

“Ka kaq shumë ligësi në qarkullim. Ato lidhur me flokën, apo me moshën, janë më të padurueshmet. Dhe më e bukura është se ua thonë vetëm grave. Askush nuk kapet me moshën, apo shëndetin e meshkujve…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU