“Baresha” e “Malësorja” jehojnë në shkollat e Prishtinës

Koncerti në kuadër të programit “Arti në shkolla” pas Gjilanit dje e ka filluar shtrirjen edhe në Prishtinë.

“Baresha” e Rexho Mulliqit, “Malësorja” e Lorenc Antonit dhe “Loja” e Valton Beqirit, u prezantuan nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës para fëmijëve të katër shkollave të Komunës së Prishtinës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka postuar në llogarinë e tij Facebook disa fotografi nga ky koncert derisa shihen fytyra të lumtura të fëmijëve të cilët me shumë pasion dëgjojnë veprat e luajtura.

E nëpërmjet këtij programi, ministri Çeku tha se synohet të identifikohen artistë të ardhshëm dhe të nxisin pasionin për artin e kulturën tek nxënësit.

Shkollat pjesëmarrëse që kanë dëgjuar koncertin në kuadër të “Arti në shkolla” janë  SHFMU “Elena Gjika” – Prishtinë, SHFMU “Faik Konica” – Prishtinë, SHFMU “Ali Kelmendi” – Barilevë, SHFMU “Shkëndija” – Hajvali.

Ndryshe, Filarmonia e Kosovës  ka njoftuar se do të dalë edhe me detajet e tjera për koncertet e radhës dedikuar të rinjve./ObserverKult


Lexo edhe:

PAS GJILANIT, “ARTI NË SHKOLLA” FILLON EDHE NË PRISHTINË

as fazës së parë në Gjilan ku nxënësit kanë pasur mundësi të ndjekin koncertin në kuadër të programit “Arti në shkolla”, duke filluar nga sot edhe nxënësit e Prishtinës do ta kenë këtë mundësi.

Kështu ka njoftuar Filarmonia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, derisa ka treguar se cilat do të jenë katër shkollat e para që do të mund ta ndjekin këtë koncert, dhe po ashtu çka tjetër do të ketë ky program.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


AZEM SHKRELI: SONTE KAM DAL ME SHËTIT NËPËR SYT’ E TU

Poezi nga Azem Shkreli

Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu,
gjethet e stinët me i përtri-
vetëm edhe sonte

E nëse kam me humbë në rrugicën e vetullave harkue-
mos i fik dritat e shikimeve shituese, se fikën
yjt e gëzimeve të kësaj nate.

Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu,
fushat e dëshirave gjelbëroshe me i gjesditë tanë natën-
vetëm edhe sonte

E nëse ke me kalue bulevardeve të krahnorit tim-
mos ik, se kam me t’zanë
langojt e harbuem t’gjakimit!

në flakën e tyne me ndezë edhe një fije shprese-
vetëm edhe sonte!
Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult