Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipëris, akademik Skënder Gjinushi, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Arkivit të Kosovës Bedri Zyberaj.
Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi institucional, për thellimin e njohjes shkencore dhe kujtesën historike.
Lajmi bëhet i ditur nga Akademia e Shkencave, e cila shprehet se, “gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve për thellimin e njohjes shkencore mbi bazën e burimeve të reja, si dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me institucione të tjera që merren me kujtesën historike e kulturore dhe me identitetin kombëtar”.
Po ashtu, bëhet e ditur se në takim ishte edhe dr. Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë./ATSH