Bashkëshortja e Teodor Kekos tregon njohjen me poetin: Pas një viti miqësi lindi dashuria, u puthëm në park 30 minuta

Xhuli Keko ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, historinë e dashurisë me poetin e ndjerë, Teodor Keko.

Shumë e emocionuar, ajo ka rrëfyer se ishin shokë në universitet dhe ziheshin pafund, por një ditë poeti e ftoi për një shëtitje. Edhe pas një viti si shokë, Xhuli tha se u ulën në një stol dhe u puthën për 30 minuta pa pushim.

“Ne jemi njohur në universitet. Kemi qenë shokë banke në vitin e parë dhe një vit nuk frekuentoheshim. Rrinim bashkë nga mëngjesi deri në darkë, aq sa të gjithë mendonin se ne ishim të dashur. Kishim një pëlqim të jashtëzakonshëm, ziheshim shumë dhe më vonë e kam biseduar me Dorin, se pse ziheshim aq shumë gjithë kohën.

Edhe Dori më shpjegoi: ‘Nuk doja që të lidheshim, sepse e dija që do të mbetesha aty gjithë jetën’. Ishte shpejt për t’u lidhur, por në fakt ajo ndodhi.

Në vit të dytë, pa pritur më ra telefoni një mbasdite, më ftoi për një shëtitje. U ulëm në një stol tani ku aty është Hotel ‘Rogner’ dhe u puthëm nja 30 minuta pa pushim. Më merret fryma si tani deri atëherë”, u shpreh me plot emocione ajo.

Videon mund ta shikoni KËTU:

/ gazetatema.net

ObserverKult  


pablo neruda

Lexo edhe:

PABLO NERUDA: KËTO JANË GJËRAT QË MË LE…

Poezi nga Pablo Neruda

Lexo, këta janë emrat e gjërave
që më le – mua, librat , parfumin tënd
përhapur në dhomë, një ëndërr të përgjysmuar
dhe dyfish dhimbje,
puthje për gjithë trupin si therje të thella
që s’kanë për t’u mbyllur kurrë;
dhe libra, nostalgji,
çelësin e një shtëpie që s’ka qenë kurrë jona,
një rrobdëshambër prej fanellate të kaltër
që e vesh, kur bëj këtë listë emrash:
libra, qeshje që s’arrij t’i vë në rregull,
dhe zëmëratë – një vazo orkidesh
që aq tepër i doje, pa e ditur unë pse
që mbase për këtë nuk u ktheva që t’i ujisja,
dhe librat, krevatin e parregulluar prej ditësh ,
një letër mbi jastëkun tënd
dhe shumë vuajtje, mjaft vetmi,
dhe në sirtar dy bileta për një film me dashuri

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult