Bashkim Alibali: I dashuruar isha unë… (teksti dhe kënga)
Fëmijë i dashuruar isha unë me borën. çdo flokë i saj më ulej flutur o në dorë. Pastaj i lumtur unë vrapoja me shokët e mi. Dhe nën dëborën e bardhë pranvera rri.
Po në të gjitha stinët je ti moj pranverë, kur lulzim ka jeta ty në krah të merr. Ndaj nuk rreshtin këngët për ty asnjëherë Mirëseerdhe thonë o moj pranverë.
Valët e detit kur i prek puhizë e verës. Më ngjan me lulet e bardha të pranverës. Plot ngjyra vjeshta sjell pastaj një peisazh të ri. Dhe në çdo frut të saj pranvera rri.