Bashkim Alibali: I dashuruar isha unë… (teksti dhe kënga)

Fëmijë i dashuruar isha unë me borën.
çdo flokë i saj më ulej flutur o në dorë.
Pastaj i lumtur unë vrapoja me shokët e mi.
Dhe nën dëborën e bardhë pranvera rri.

Po në të gjitha stinët je ti moj pranverë,
kur lulzim ka jeta ty në krah të merr.
Ndaj nuk rreshtin këngët për ty asnjëherë
Mirëseerdhe thonë o moj pranverë.

Valët e detit kur i prek puhizë e verës.
Më ngjan me lulet e bardha të pranverës.
Plot ngjyra vjeshta sjell pastaj një peisazh të ri.
Dhe në çdo frut të saj pranvera rri.