Përse më thërret ti me emrin e vjetër… interpreton Bashkim Alibali
Përse mbi faqe të ndrin loti tjetër,
Si në rini.
Përse në gjumë shqetëson ëndërr e vjetër,
Me dashuri.
Unë në ëndërr përsëri jetoj,
Atë imazh që më nuk ekziston,
A mos është një shpirt,
Që një trup të ri kërkon?!
Përse më thërret ti me emrin e vjetër,
si në rini,
Tani për ty unë jam një emër tjetër,
tjetër njeri!
Nuk e di pse sot ti më kërkon,
Atë kohë që më nuk ekziston,
Thuaj ç’është kjo ndjenjë,
Që ka vdekur dhe jeton?!
Si i çmendur unë të desha,
Nuk e prisja një ditë do të ndaj,
Nuk e dija se do të qeshja,
Me atë çast që më bëri të qaj.
Në më thërret o mike e vjetër,
Si i dehur do të vija përsëri,
Por tani jam një njeri tjetër,
Edhe ti je një tjetër njeri…
Mos e zgjo, ëndrrën ti mos e zgjo!
Të lutem mos kërko, kur një gjë s’ekziston,
Dhe mos e thirr sërish, emrin tim mos e thirr,
Se vitet ikin ikin, dhe më nuk kanë kthim…
ObserverKult
————————————————————————–
Lexo edhe: