Bazuar në histori të vërteta, ja 4 filmat e këtij viti, që s’duhet humbur…

Ka një mori prodhimesh kinematografike që bazohen mbi histori të vërteta, ndaj ia vlen t’i shohim… Sidomos, kur bëhet fjalë për prodhime të këtij viti.

Do të veçojmë 4 filma, me historitë që po ua prezantojmë shkurtimisht, për të mos i humbur në kinema a shtëpi:

“Lost Girls”

I bazuar në librin e publikuar në 2013-ën, nga gazetari investigativ Robert Kolker, në “Los Girls” rrëfehet historia rrënqethëse e një vrasësi serial, që vrau 12 vajza në vitin 2010.

“Resistance”

Një dramë e Luftës së Dytë Botërore ku një artist pantomimash, së bashku me një grup djemsh e vajzash shpëtojnë me mijëra fëmijë të lënë jetimë nga nazistët.

“The Last Full Measure”

Historia drithëruese e një heroi të luftës në Vietnam, që pati trimërinë për të marrë përsipër misione të pamundura që ushtarët e tjerë i refuzonin, vetëm për të shpëtuar sa më shumë luftëtarë amerikanë.

“I still believe”

Një dramë zemërthyese mbi historinë e jetës së kantautorit Jeremy Camp, partnerja e së cilit diagnostikohet me kancer vetëm pak muaj para dasmës./konica