Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen për “Grammy Awards 2024”

Ceremonisë më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, gjegjësisht nominimeve në ‘Grammy Awards 2024’, u janë bashkuar dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Këtë e kanë bërë dije që të dyja këngëtaret në Instagram, derisa u shprehën të lumtura dhe falënderuan Akademinë e regjistrimeve.

Bebe Rexha është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guettan.

Ndërsa Dua Lipa është nominuar për dy çmime. Për “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele” – të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

“10 milionë shikime për ‘Houdini’ në më pak se 24 orë dhe dy nominime ‘Grammy’ për ‘Dance The Night’. Çfarë dite. Faleminderit, faleminderit”, shkroi artistja Dua Lipa.

Edhe Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj një fotografi me David Guettan, e cila tregonte se ishte nominuar për një çmim në ‘Grammy Awards 2024’.

“Faleminderit Akademisë së Regjistrimit që vendosët një buzëqeshje në fytyrën time sot”, shkroi Rexha.

ObserverKult


Lexo edhe:

A E DINI CILI ISHTE ARTISTI SHQIPTAR QË U NOMINUA 15 HERË PËR GRAMMY AWARDS?

Mund të mos keni dëgjuar, apo t’ju ketë dalë nga mendja, por Frederik Ndoci u nominua plotë 15 herë për Grammy Awards.

 Po t’i thuash njerëzve se kam qenë i pari artist nga Ballkani, nga Shqipëria dhe nga Shkodra që kam qenë 15 herë si emër i nominuar për ‘Grammy Awards’ ka edhe prej atyre që qeshin ngaqë mendojnë se bëjë pjesë në grupin e artistëve që blejnë klikime, tituj e vlera me lekë.”, ka thë Ndoci për ObserverKult.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ALI PODRIMJA: HISTORIA E NJË NËNE

Fitores, sime shoqe

Ajo mban mend të gjitha datat stinët kohët
Përshëndetjet e Lumit nga dritarja
Është nënë
Lëreni ju lutem ta përfundojë udhëtimin
rreth atij dielli që fiket
derisa i ka të gjalla kujtimet
Kohë i duhet të harrojë
E vëreni si shtang
para çdo thyerje

ObserverKult