Bëhen bashkë ansamblet e Kosovës dhe Shqipërisë, mbajnë koncert në 16-vjetorin e Pavarësisë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të mbajnë një koncert festiv nesër, pra me datë 16 shkurt.

Koncerti do të ofroj një program të pasur artistik me këngë dhe valle të bukura shqipe, ka bërë me dije Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky koncert do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq duke filluar nga ora 20:00.

ObserverKult


Imer Topanica

Lexo edhe:

IMER TOPANICA: KAM ME TË DASHTË

Kanë me u tha gjethet prej lisit të shpresës
e unë prapë kam me të dashtë
Kanë me u avullue ujnat e Ujëvarës së Niagarës
e unë kam me të dashtë
Kanë me u kthye duarzbrazun fëmijët prej fushave të andrrave të veta
e unë prapë kam me të dashtë
Kanë me u thy copë më copë akullnajat në polin e veriut
dhe mbase edhe kanë me u shkri
e unë kam me vazhdue me të dashtë
Ka me ra shi e borë mbi Saharë e ka me mbi nji bar i zbehtë jeshil e unë kam me të dashtë
Kanë me u thye xhamat e dritareve të fitores së vetme të njeriut mbi vetveten
e unë kam me të dashtë
Kanë me u përlloçë mendimet e ndrituna të njerëzve të vdekun
e unë me të dashtë, kam me të dashtë
Mizorisht kanë me ma shkulë prej krahnori zemrën
e unë prapëseprapë veç Ty kam me të dashtë
Kanë me ja dërgue Mona Lizës në muzeun e Luvrit, e Ti ke me mu idhnue
por unë, kam me të dashtë
Kanë me e gjetë pjesën e veshit të Van Goghut e në nji ankand, shtrejtë kanë me e shitë
s’ka me m’lanë përshtypje kjo punë aspak, se unë kam me të dashtë
Kanë me i marrë poezitë e mia, e kanë me i ba si të vetat
e unë kam me vazhdue me të dashtë
Kam me u detyrue me punue hamall, tue qenë i famshëm si poet
dhe kam me jetue tue të dashtë
Kanë me e marue nji hotel luksoz te Trekandshi i Bermundeve
e unë kam me guxue me i mallkue, Ty tue të dashtë
Nji mëngjesi të akullt, kam me e gjet para shpisë, korbin e coftë të Allan Poes,
e mue mallkimi s’ka me më zanë, Ty tue të dashtë
Kanë me çelë lule të bukura helmuese udhëve të rrejshme
por unë kam me vazhdue me të dashtë
Fëmijët kanë me e harrue shijen e akullores, n’pikën e verës
e unë kam me të dashtë
Ka me e pre vajin Ajkuna, për vëllaun e saj të vdekun
e unë veç kam me të dashtë
Nji ditë gratë kanë me e i përpi gjuhët llafazane
S’ka me pas ma burra që vdesin për liri

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

OvserverKult