Më 25 shtator nis ETNO-FEST, ja çfarë do të ketë gjatë tri ditëve…

Edicioni i dhjetë jubilar i Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale “ETNO FEST 2020” do të mbahet nga data 25  deri 27 shtator.

Me një program shumë të pasur dhe ambicioz nga fusha e arteve, kulturës dhe trashëgimisë materiale e shpirtërore të popullit tonë dhe rajonit, festivali do të mbahet në Etno kompleksin e fshatit Kukaj.

Programi do të shtrihet njëkohësisht në shumë hapësira që posedon Etno kompleksi,  duke filluar nga mesdita e deri në orët e vona të mbrëmjes, për të evituar grumbullimin e shumë personave në një hapësirë në të njejtën kohë.

Këshilli Organizativ i Festivalit lutë publikun që të respektoj masat anti-Covid.

“Maska do të jetë e obligueshme në hapësirat e etno kompleksit. Solucionet hidroalkoolike do të jenë prezente në disa pika të kompleksit , gjithashtu edhe një personel që do të kujdeset në mbarëvajtjen dhe respektimin e masave gjatë festivalit”, thuhet në njoftim.

Në vazhdim gjeni Programin zyrtar të  Edicionit të dhjetë të Festivalit Etno-Fest