Behgjet Pacolli shprehet i gatshëm të kujdeset për Parashqevi Simakun/ I ofron banesë dhe mbulimin e shpenzimeve mujore

pacolli

Ish-presidenti Behgjet Pacolli përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është takuar sot me humanistin Halil Kastratin, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Kjo pasi një video e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka ngritur dyshime se një grua e pastrehë,cila flet në një intervistë të shkurtër për kanalin amerikan “ABC7”, mund të jetë këngëtarja ikonike Parashqevi Simaku.

Pacolli ka thënë se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” janë të gatshëm për ta ndihmuar ish-këngëtaren shqiptare.

“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada, Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku. Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor. Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin !”, thuhet në postimin e Pacollit.

ObserverKult

lexo edhe:

VIDEO/ “U zhduk” nga skena, a është kjo e madhja Parashqevi Simaku? Jeton në varfëri në SHBA?

Kushërira sqaron të vërtetën e Parashqevi Simakut: Është e sëmurë, duhet ndihmuar

A mund ta shpëtojmë Parashqevi Simakun?

U largua nga Shqipëria 3 dekada më parë, si përfundoi e pastrehë në SHBA këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku