Bëhuni gati, po vjen filmi i famshëm horror “Scream 5”

Seria e famshme, njëkohësisht shumë e frikshme, “Scream 5”, zyrtarisht do të shënojë rikthimin më 22 janar të vitit 2022.

Ky film i zhanrit horror rikthen yjet si Neve Campbell, Courtney Cox dhe David Arquette, përsëri në rolet kryesore të këtij filmi.

E pos këtyre aktorëve, pjesë e “Scream” janë edhe Melissa Berrera, Jack Quaid, Kyle Gallner. Jenna Ortega, Mason Gooding, Mikey Madison, Dylan Minnette, Jasmin Saviy Brown dhe Sonia Ammar, transmeton ‘gazetaexpress’.

Aktorët e rinj, pjesë e “Scream”, mësohet se shumica e tyre do të kenë lidhje me vrasjet nga katër filmat e parë. Gjë që i bën objektiv në pjesën e pestë.

Në mungesë të një titulli më të mirë, siç është bërë e ditur, “Scream 5” risjell shkrimtarin Kevin Williamson si producent. Së bashku me James Vanderbilt dhe Guy Busick.

Kjo është hera e parë që nga publikimi i këtyre serive që nuk janë në drejtim të legjendës së horrorit, Wes Craven, i cili ndërroi jetë në vitin 2015.

Në vend të tij, filmi do të drejtohet nga Matt Bettinelli-Olpin dhe Tyler Gillett.

—————————————————————————————-

LEXO EDHE: INTERESANTE, ZBULOHET NJË SEKRET BRENDA PIKTURËS “BRITMA”

Piktori Edvard Munch në mënyrë misterioze kishte bërë një mbishkrim në pikturën e tij “The Scream” (“Britma”), sipas skanerit.

Një fjali e shkurtër e shkruar në pikturën më të njohur ka shkaktuar hamendje në botën e artit.

Fjalët, “Mund të pikturohej vetëm nga një i çmendur”. Janë gdhendur me laps në këndin e sipërm të anës së majtë.

Tani, testimet e reja që janë bërë nga Muzeu Nacional në Norvegji kanë konfirmuar që ai mbishkrim ishte bërë nga vetë piktori.

Piktura origjinale e shfaqur për herë të parë në qytetin e lindjes së Munch në Oslo në vitin 1893. Është bërë një shprehje radikale dhe e përhershme e ankthit njerëzor.

Ndikimi i saj shtrihet që nga filmat e Hollywood Scream. Deri te emojat e ditës së sotme, shkruan BBC.

Për veprën e artit është duke u biseduar nëse do shfaqet në muzeun e ri. Cili do hapet në kryeqytetin e Norvegjisë vitin e ardhshëm…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU