Xhevahir Spahiu: Bëj të vdes e nuk vdes dot….

xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

Bëj të vdes nën një ulli,
bëj të vdes e nuk vdes dot
nga malli i së bukurës.

Ajo re që shkon në qiell
m’i bën hije zemrës sime.
Ma zbardh jetën dhe shtëpinë
syri i së bukurës.

Bëj të vdes e nuk vdes dot,
s’më lë gjaku të shoh larg.
O ulli, më merr nën një rrënjë,
bukuri e saj, një gjëmë!

Dhe ulliri degët zgjat
të më fshijë nga sytë gjakun.

Bëj të vdes e nuk vdes dot.
Do të ngrihem të marr shpatën,
do të ngrihem të kap shatën,
të mbjell dhjetë rrënjë ullinj.
siç tha Gjergji, ati ynë.

Dheun unë e ajo biskun,
sikur mban një rreze drite.
Dhe pastaj e diel e dasmës
nëpër gjurmët e ullinjve.

Vallë vjen e diela kurrë?

Ah sikur të më harrojë
vdekja, siç harron ullirin
                         …ah, sikur…

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

AKTORI SHQIPTAR QË NDËRROI JETË NË MES TË SKENËS… TË GJITHË MENDUAN QË ISHTE PJESË E ROLIT