ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Kur nuk jeni i sinqertë duhet të shtireni, duke u shtirur përfundoni duke besuar; ky është parimi i çdo feje. (Alberto Moravia)
Çdo njeri që e ka përkulur veten e vet, s’ka arritur asnjëherë të drejtojë të tjerët. (Mensio)
Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë. (Samuel Beket)
Nuk është dashuria e verbër, por xhelozia (Lorenc Darëll)
Çdo shoqëri ka llojin e kriminelëve që meriton. (Robert F. Kenedi)
Siç dihet, puna e gjeniut është të furnizojë me ide budallenjtë 20 vjet më vonë. (Luis Aragon)
Pasi përfundon në tufë është e kotë të lehësh: blegërini. (Anton Çehov)
Asgjë nuk është më e rrezikshme se sa një ide, kur është e vetmja që kemi. (Alen)
Sipër pianos kishte një njoftim për shtyp:“Mos qëlloni mbi pianistin. Përpiqet të japë maksimimun e vet!”. (Oskar Uajlld)
ObserverKult
Lexo edhe: