Bekim Lumi flet për tragjedinë, për vajin e Kserskit dhe gjamën e burrave

Bekim Lumi

Sot është ditëlindja e regjisorit Bekim Lumi, njërit prej emrave më të shquar në fushën e teatrit në Kosovë. Lumi u nda nga jeta dy vjet më parë, në kulmin e krijimtarisë së tij, në moshën 51 vjeç, pasi nuk i mbijetoi dot një sëmundjeje të rëndë.

Në shenjë nderimi për te, ObserverKult ua sjell një intervistë të tijën, dhënë para 11 vjetësh për portalin Shqipëria.com.

VAJI I KSERSKIT DHE GJAMA E BURRAVE

Refleksioni i regjisorit Bekim Lumi para studenteve te Akademise se Arteve mbi gjamën e burrave tek “Perset” e Eskilit dhe gjamën ne Kanunin e Leke Dukagjinit. Koreografia e ritualit, gjuha e shenjave dhe gjendja eterike që mpin dhimbjen Studentet e Akademise se Arteve merrnin pjese dje ne sallen Black Box per te degjuar ligjeraten “Eskili dhe rituali i gjames shqiptare” mbajtur nga regjisori dhe pedagogu nga Prishtina Bekim Lumi. Studentet ishin degjues, por moren pjese edhe ne ilustrimin ne skene per gjamen e burrave ne tragjedine “Perset” te Eskilit.

Lumi analizonte levizjet dhe shenjat e vajit te korit te burrave dhe Kserksit te Perset dhe i ballafaqonte me nene te ligjit “Deka-Gjama e burrave” nga Kanuni i Leke Dukagjinit. Kuja, klithja, ofshama, shkulja e flokeve, goditja e kraharorit qe gjenden ne fragmentin e tragjedise se Eskilit, sipas Lumit jane te njejta me ato qe kodifikon Kanuni per gjamen e burrave. Lumi e ve theksin tek koncepti koreografik i ritualit dhe tek gjendja e transit gjate se ciles burrat gervishtin fytyren, godasin kraharorin me grushte.

Ne kete bisede per tragjedine, regjisori flet edhe per realizimin e tragjedive ne Kosove dhe Shqiperi sipas ca skemave dhe stereotipeve. Bekim Lumi ka studiuar ne Akademine e Arteve ne Tirane per regji teatri ne klasen e profesor Agim Qirjaqit ne (1992-1996), pasi kishte perfunduar studimet per Letersi dhe Gjuhe Shqipe ne Universitetin e Prishtines. Pas vitit 1998 ai punoi regjisor i pavarur.

Ate vit themeloi ne Mynih kompanine teatrale “Loja”, ku jane realizuar shfaqjet: “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi sipas teksteve te Ate Gjergj Fishtes), “Per gruan dhe token e jap edhe koken” (komedi sipas teksteve te Çehovit), “Kesulekuqja ne boten e minave” (shfaqje me kukulla). Ne teatrin “Dodona” dhe ne Teatrin Kombetar te Kosoves ka realizuar: “Mesimi” i Eugene Ionescos (2002), “Galani” i Slaeomir Mrozekut (2003), “Arushani dhe Fejesa” i Çehovit (2005), “Shtepia e Bernarda Albes” Federico Garcia Lorcas (2006) dhe “Çifti Martin” perseri nga Ionesco (2008).

Eshte profesor i regjise dhe teorise se regjise dhe aktrimit ne Fakultetin e Arteve te Prishtines, themelues dhe kryeredaktor i revistes se teatrit “Loja”. Aktualisht eshte duke pergatitur nje tragjedi me motive nga veprat e Shakespeare-it, Eskilit, nga “Epi i Gilgameshit” dhe Kanuni i Leke Dukagjinit.

Perse i jeni referuar Eskilit per kete ligjerate dhe pse pikerisht “Perset”?

“Perset” eshte nje nga tragjedite me te mira te Eskilit, tek e cila çuditerisht ekziston ky fragment i rralle, i cili perkon me ritualin e vjeter te gjames shqiptare. Si krijues teatri jam i interesuar mbi kete fenomen. Euripidi, per shembull, nuk e ka ritualin e gjames, te shprehur ne kete forme si Eskili.

Ne çfare momentesh takohet vaji i Kserksit me vajin e ritualit shqiptar te burrave?

Ne kete fragment shihen te gjitha veprimet e detajuara koreografike, ritualeske, qe jane te ngjashme me veprimet qe kryejne malesoret shqiptare ne veri te Shqiperise gjate ritualit te gjames.Kemi goditjen e ballit dhe gjoksit me grushte, menyren sesi therrasin mbi te vdekurin, si pergjakin fytyren e tyre, si hedhin gjakun mbi trupin e te vdekuri, si e godasin token me grushte apo me shuplakat e tyre dhe si e perkedhelin ate. Keto veprime koreografike ne forme pak a shume te ngjashme i gjejme tek fragmenti “Perset”.

Perse quhet koreografi?

Ato jane levizje te caktuara, gjeste te gjymtyreve, te trupit qe shprehin shenja te caktuara dhe kane nje kuptim. Levizje koreografike jane edhe goditja e ballit, e gjoksit, menyra sesi e vendosin kemben e majte, apo te djathte perpara, perkulja e trupit, vendosja e duarve ne bel, qe shoqerohen me vokal, me thirrje te malesoreve qe lajmerojne se ne katund ka vdekur dikush.Te gjitha keto jane nje konstrukt, nje permase, nje ekzemplar i mrekullueshem, i cili realisht flet per piketakimet e kultures tradicionale shqiptare me kulturen antike greke.

Kaq mjafton qe burrat te kalojne ne gjendje transi?

Burrat qe kryejne ritualin e gjames gervishtin fytyren me thonj dhe e pergjakin ate. Ata nuk ndjejne dhimbje sepse kane kaluar ne nje gjendje transi.

Ligjerata ishte pergatitur per per kete rast apo eshte nje pjese e nje studimi?

Ky eshte nje studim i vazhdueshem qe ka te beje me fenomenin e piketakimeve ne kulturen tradicionale shqiptare dhe me boten antike greke, me autore si Eskili, Euripidi, Sofokliu, Homeri etj. Jam marre edhe me nje studim tjeter qe ka te beje me piketakimet qe kane baladat e rinjohjes ne traditen popullore shqiptare. Keto i kam krahasuar me analizat qe ben Aristoteli tek “Poetika”. Ne 5 forma rinjohje qe gjejme ne tragjedite antike greke, 4 jane ne baladat popullore te rinjohjes tek shqiptaret.

Eshte nje piketakimi e çuditshme dhe interesante. Keto jane deshmi se kultura shqiptare eshte nje kulture e vjeter, e cila rrenjet e veta i ka po aq te vjetra sa antikiteti grek. Por ndryshe nga greket qe e kane shfaqur kete kulture permes tragjikeve te tyre, tek ne ka mbetur primitive, ne formen e letersise orale, por qe edhe si e tille ajo deshmon per piketakimet dhe lidhjet e vjetra kulturore te dy nga popujt me te vjeter te Gadishullit Ballkanik. Studimin e kam botuar ne revisten “Loja”, te cilen e nxjerrim nje here ne vit ne Prishtine.

Ju çfare pervoje keni me inskenimin e tragjedive?

Deri tani nuk kam punuar tragjedi greke. Krijuesit i nevojitet pjekuria per te vene ne skene nje tragjedi greke. Deri me tani kam inskenuar kryesisht veprat e Joneskos, Mrozhekut, Garcia Lorkes, Çehovit dhe disa autoreve te tjere. Pas nje pervoje 14-vjeçare kam mberritur ne nje fare menyre te krijoj pjekurine time artistike, kam vendosur te merrem me Shekspirin dhe me antikitetin grek.

A mund te dilni ne disa perfundime per propozimet regjisoriale ne teater ketu ne Shqiperi dhe ne Kosove?

Trajtohen ne menyre tradicionale, ne menyre konvencionale, steriotipike, pa ide te reja regjisoriale. Gjithe problemi eshte se si mund te trajtosh ne kontekst te shek. XXI, nje kor antik.

Çfare kuptimi ka kori i tragjedive antike greke per sensibilitetin e njerezve te shekullit tone?

Nuk eshte puna qe ta marrim ashtu siç e ka thene autori dhe ta nxjerrim ne skene. Per shembull korin e “Perseve” te Eskilit une do ta trajtoja si nje ritual te gjemes shqiptare. Nuk do te orientohesha ne skematizmin me te cilin jane mbushur skenat teatrore te botes shqiptare. Shqiptaret kane nje tradite te jashtezakonshme etnologjike qe do te ishte mire te ishte prezente ne shfaqjet shqiptare. Nga tragjedite antike ka patur pak venie si ne Kosove dhe ne Shqiperi. Diku ne vitin ’92, regjisori Agim Qirjaqi ka vene tragjedine e Shekspirit “Rikardi III” dhe asokohe ka qene nje inskenim i mrekullueshem. E vleresoj realizimin e Agim Qirjaqit per shkak te menyres bashkekohore te trajtimit, te tejkalimit te disa konvencioneve tradicionale apo klisheve stereotipe me te cilat asokohe dhe tani vazhdon te jete i mbushur teatri shqiptar, ne Kosove dhe Shqiperi. Vleresoj gjithashtu elegancen e jashtezakonshme aristokratike, profesionale qe Qirjaqi tregoi me “Rikardin III”./shqiperia.com/ObserverKult