Benedetti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë që lumturia mund të sillte kaq trishtim…

Mario Benedetti, autor i më se 80 librave në poezi dhe në prozë, vlerësohet si një ndër autorët bashkëkohorë më të mirë të gjuhës spanjolle. Ai është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

ObserverKult ua sjell në vazhdim disa nga thënie të Mario Benedetti:

Duhet të dish se ka njerëz që të ofrojnë yje dhe ka të tjerë që të çojnë tek yjet. Ky është ndryshimi midis atyre që ke qejf dhe atyre që do.

Në jetë duhen shmangur tri figura gjeometrike: rrethet vicioze, trekëndëshat dashurorë dhe mendjet katrore.

Nganjëherë fjalët e mia bëhen të holla si era dhe luajnë me flokët e tu.

Ndjenja e fajit i jep më shumë shije mëkatit.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë që lumturia mund të sillte kaq trishtim.

Edhe ne, ashtu si uji që rrjedh, jemi kalimtarë në kërkim të një deti.

Sa shumë gjëra dimë që shkojnë përtej fjalëve.

Fëmijëria është një privilegj i pleqërisë. Nuk di përse e kujtoj tani më qartë se kurrë.

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

JI I NDERSHËM SA TË MOS MASHTROSH ASKËND, POR JO AQ SA TË MASHTROHESH NGA ÇDOKUSH

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit italian, Carlo Dossi:

E artë quhej epoka ku ar nuk kishte.

Dashuria dhe miqësia përjashtohen reciprokisht.

Ji i ndershëm sa të mos mashtrosh askënd, por jo aq sa të mashtrohesh nga çdokush.

Jepuni shumë liri të tjerëve, nëse doni të keni shumë për vete.

Mendo me zemër e shkruaj me mend…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU