Roberto Benigni: Jeta është e bukur… gjithmonë!

…Të thuash fjalët “Jeta është e bukur” , gjithnjë…

Roberto Benigni:

…Të thuash fjalët “Jeta është e bukur” në një periudhë të vështirë të jetës, nuk është pak. Ta thuash, mbase, është më e lehtë se sa ta besosh, po nëse e beson, mbase arrin të kuptosh pse jetojmë…
Sepse jeta është e bukur jo për atë që ke, po për atë që jep. Lumturia ndodhet në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet të dëgjuara, në boshllëqet e mbushura, në buzeqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar…
Jeta është pra e lezetshme kur e jetojmë lumturinë, e jo kur e ndjekim atë…

ObserverKult


Thënie nga Roberto Benigni

Lexo edhe:

ROBERTO BENIGNI: MOS SHKRUANI POEZI DASHURIE PARA MOSHËS 80 VJEÇARE

Nga Roberto Benigni

Mos filloni të shkruani menjëherë poezi dashurie, sepse janë më të vështirat, prisni të paktën nja 80 vjet që të shkruani.

Shkruani për tema të tjera, si deti, era, një kalorifer, për një tramvaj me vonesë.

Nuk ekziston aspak, një gjë më poetike sesa një gjë tjetër.

Poezia nuk është jashtë, është brenda!

Poezia je Ti! Vishini mirë poezitë, kërkojini mirë fjalët.

Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme.

Filloni të zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë. Dashurohuni!

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult