Këngë moj ti merre dhenë,
Kush ta di moj ty folenë,
Mos me rri k’tu e ngujuar,
Shëroj shpirtrat e helmuar,
Hej, hej, hej, hej, hej, hej!
Këngë moj buçit në male,
Dhe barinjtë le të hedhin valle,
Edhe qingjat le të blegërojnë,
Kur bilbilat të këndojnë, o hej.
Këngë moj ti thuaja lartë,
Mallëngjim djalli të marrtë,
Këngë moj na mbush me gëzime,
Se n’ty shpirti gjen ngushëllime,
Hej, hej, hej, hej, hej, hej.
Këngë moj buçit ne male
Dhe barinjtë le të hedhin valle
Edhe qingjat le të blegërojnë
Kur bilbilat të këndojnë, o hej.