Nga Benjamín Prado
E kundërta e një burri të kthjellët
është uji i ndotur.
E kundërta e detit
është një grua e verbër.
Kush rrënon një urë,
ndërton një hon.
Vrajat janë goditje që s’harrohen.
Ka të vërteta pa sinorë
dhe ka gjëra që shkojnë në zgrip:
lumenjtë janë Machado.
Të desha tej meje.
Akrepat vezullojnë në dritëhënë
dhe, mandej, rishtas,
bëhen të terrtë dhe helmues.
Është kaq e thjeshtë!
Të luftosh për hirin
do të thotë të dorëhiqesh nga zjarri.
Fjala e thënë
është një zog në fluturim.
Vdekja jote
është nën lëkurën time,
njëjtë me një insekt
brenda gotës së përmbysur.
Ç’ mund të të them tjetër?
Që të desha nga Veriu në Jug, pafundshëm,
me thonj e dhembë,
pa të fshehta,
pa kurthe.
Që nuk do të doja ta dëgjoja
edhe një herë tjetër zërin tënd,
as të shoh fotot tona,
as të të sodis tek ledhaton
me gishtat e tu kaltëroshë
qentë që hanë mbetjet e jetës sate.
Dua vetëm terr e tym.
Erdha të të them se të harrova;
që ende do të të harroj
ditë pas dite
në secilën ditë të jetës sime.
*Titulli i origjinalit ” E njëjta është e kundërta”
Ujdisi shqip Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI: VALLË, A ËSHTË E MUNDUR TË DUASH NJË NJERI?
Vallë, a është e mundur të duash një njeri?
Sigurisht e veçanërisht nëse nuk e njeh krejt mirë.
Më pëlqen t’i sodis njerëzit tej dritares,
teksa enden në rrugë.
Stirkoff, ti je frikacak.
Sigurisht, zotëri.
E cili është përkufizimi yt për një frikacak?
Dikush që do mendohej dy herë
para se të ndeshej me një luan pa armë në duar.
E cili është përkufizimi yt për një trim?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult