Sueton Zhugri: Fajin e kam dhe unë që çdo herë të dua pak..

sueton zhugri nesër e vogla ime

fajin e kam dhe unë që çdo herë të dua
pak
më shumë se dje
pak
më shumë se në mëngjes
pak
më shumë se në mbrëmje
pak
më shumë se kur ujëra çahen
dhe lind jeta
e qara, e qeshura dhe dhimbja
kur ulet
mbi duar dhe sy
ekstaza
fajin e kam dhe unë
kur gjithëherë
pak më shumë
të dua
e pashmangshme
je me mua në të gjitha ditët
netët dhe orët
minutat dhe psherëtimat e herëve
kur të dua
shumë më shumë
se vetja.

ObserverKult


Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: DËGJOM, MË DHEMB SHPIRTI PA TY!