Bergman: Puna e pareshtur më shpëtoi nga çmendia

“A e dini se çfarë është realizimi i filmave?”-fillonte pyetjen retorike regjisori i famshëm suedez Ingmar Bergman (1918-2007), në një intervistë të vitit 1964.
“Tetë orë pune të vështira çdo ditë për të prodhuar 3 minuta film. Dhe gjatë këtyre 8 orëve, janë ndodhta vetëm 10 apo 12 minuta, nëse ju jeni me fat, krijimtari e vërtetë artistike. Dhe ndoshta ai moment nuk vjen. Pastaj duhet të sfilisni veten edhe për 8 orë të tjera e të luteni, që të merrni më të mirën tuaj e 10 minutave këtë herë”.

Por, në realizimin e filmave për Bergmanin ishte edhe shkrimi i skenarit, proces që ai përherë e krynte në shtëpinë e tij në ishullin e largët Faro, Suedi. Atje ai ndoqi në thelb të njëjtin regjim pune për dekada të tëra:ngrihej në orën 8:00 dhe nga ora 9:00 deri në mesditë shkruante, pastaj hante një vakt të kursyer. “

“Ai hante vazhdimisht të njëjtat ushqime në drekë”- kujton aktorja Bibi Andersson.

“Nuk ndryshonte asgjë. Konsumonte qumësht soje shumë të trashë, një përzierje luleshtrydhesh , shumë të ëmbla, si dhe një lloj të çuditshëm ushqimi për fëmijë, që e shoqëronte me drithra misri.

Pas dreke, Bergmani punonte sërish nga ora 1:00 deri në 3:00, pastaj flinte për një orë. Në pasditen e vonë ai dilte për një shëtitje, ose shkonte me tragetin e linjës në ishullin fqinj, për të marrë gazetat dhe postën. Në mbrëmje ai lexonte, takonte miq, shfaqte për ta një film nga koleksioni i tij i madh, apo shikonte televizor.

“Unë nuk kam pirë kurrë drogë apo alkool. Zakonisht pi një gotë verë, dhe kjo më bën tepër të lumtur”- shprehej ai”. Muzika ishte “absolutisht e domosdoshme” për të, dhe Bergmani dëgjonte me endje çdo gjë nga Bahu tek Rolling Stouns.

Kur u moshua, filloi të kishte probleme me gjumin, duke mos ia dalë kurrë të flinte më shumë se 4 apo 5 orë në natë, çka ndikoi që filmat e tij të fundit të ishin tepër të rëndë në aspektin  emocional dhe psikologjik.

Por edhe pasi u tërhoq nga bërja e filmave kinematografikë në vitin 1982, Bergman vazhdoi të realizojë filma televizive, vuri në skenë drama dhe opera, si dhe shkroi drama, romane, dhe një autobiografi.

“Kam punuar gjatë gjithë kohës, dhe kjo është si një përmbytje ndaj peizazhit të shpirtit. Eshtë diçka e mirë për shkak se merr përpara shumë gjëra. Është si një lloj spastrimi. Nëse ‘sdo kisha punuar gjatë gjithë kohës, me siguri që do të isha çmendur”./ ObserverKult