Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) edhe këtë vit përfaqësohen me pavion në edicionin e 74-të të Tregut Evropian të Filmit (EFM) i cili zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) nga 15 deri më 21 shkurt.
“”European Film Market” është ndër 3 tregjet kryesore të takimit të industrisë ndërkombëtare të filmit dhe medias. Lidhja e ngushtë me Berlinalen si një festival filmi publik dhe pozicionimi i tij në zemër të Berlinit janë karakteristikat kryesore të këtij tregu, i cili e ka pozicionuar veten edhe si një platformë për inovacion e ndryshim”, ka njoftuar QKK përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Gjatë këtyre ditëve në pavionin me numër 138, i cili gjendet në Hotel Marriott, me adresë Inge-Beishem-Platz 1, 10785 Potsdamer Platz, krahas promovimit të filmave tanë, do zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmi, partneritete ndërkombëtare, përfaqësuesh festivalesh, prodhues e distributorë nga e gjithë bota.
Ndër materialet promovuese të filmave tonë, vizitorët poashtu do mund të shfletojnë edhe katalogun e fundit me filmat e mbështetur nga QKK të cilët janë në faza të ndryshme të prodhimit.
ObserverKult
Lexo edhe:
PETRIT RUKA: DASHURIA KA SHIJEN E FORTË TË VDEKJES
Poezi nga Petrit Ruka
“Mëkati nuk futet në gjërat që bëhen vetëm…”
Natën e mirë, thotë sportelisti dhe ne ngjisim shkallët,
Ti qesh nëpër to si djallushkë e padukur,
E fshehur paq në jakën e përthyer të dëshirës sime,
Si një molë e butë e shpirtit tim të sëmurur pas teje
Keq e me keq pas çdo nate.
Të duket e vonuar futja e çelësit në vrimën e bravës,
Rrotullimi i tij në derën e praruar të mëkatit,
Kërcitja e tij e dytë pas mbylljes,
Kërcitja e tretë në trurin tim të përgjakur,
Që nuk di se nga duhet filluar
Për t’u futur brenda teje.
Vërtet, O Zot, më thuaj se nga duhet nisur,
Për të pushtuar gur më gur,
Këtë kështjellë kaq të lartë prej gruaje,
Derisa prej rrënimit të saj të ndjehem së paku një ushtar,
Ashtu siç dua. Përsëri i mundur…
Ajri hapet e ngjishet i fanepsur pas mureve,
Që ta lërë më të lehtë lëvizjen e duarve,
Flakën e syve,
Heqjen e rrobave që vdesin në tokë pa varëse.
Tani fjalët ikin e kërkojnë një vrimë tek dritaret
Të skuqura prej turpit të gjatë
Nëpër letrat e shkruara njeri-tjetrit,
Vidhen përjashta duke qarë e mërmëritur pa bujë,
Për meritat e udhëve të hapura
Milimetër pas milimetri netëve të gjata…
Poezinëe plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult