Braktisi studimet për mjekësi për artin, aktorja shqiptare: Më trishtonte aroma e spitaleve…

Aktorja dhe regjisorja e njohur shqiptare, Luli Bitri, ka bërë një rrëfim të rrallë për karrierën dhe jetën e saj private në emisionin “Pas Mesnate”

Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar momentin kur vendosi të braktiste studimet për mjekësi dhe të bëhej pjesë e botës së artit.

Luli ka theksuar se e trishtonte shumë aroma e spitaleve dhe kishte nevojë për këtë gënjeshtër të bukur.

“Nuk kisha hyr aq thellë në mjekësi sa që të përfshihesha dhe pastaj ta braktisja. Një vit që unë kam studiuar bio-kimi për laborante, nuk më përfshiu dot në botën e vetë mjekësia.

Më trishtonte madje aroma e spitaleve, njerëz të sëmurë, kisha nevojë për këtë gënjeshtrën e bukur të artit.

Jo se këtu nuk ekzistojnë problemet dhe hallet, por janë paksa të veshura me atë veljen e poezisë, së misionit. Është tjetër distancë nga halli i vërtetë”, u shpreh ajo./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

AKTORJA RRËFEN PSE BRAKTISI SHQIPËRINË: AI QË MA MBYTI MAMANË NUK U NDËSHKUA…

Ervina Kotolloshi, e njohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe jeton prej vitesh në Paris.

Atje kreu masterin dhe doktoraturën, ndërsa aktualisht jep mësim në një universitet në kryeqytetin francez.

Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë. Por së fundmi ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria.

Aktorja e humorit tregoi se vendimi për t’u larguar erdhi kur humbi mamanë e saj pas një aksidenti tragjik që pësoi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult