Poezi nga Bertolt Brecht
Çfarë nuk thonë njerëzit e mëdhenj
Gjëra të pakuptimta, marrëzi plot
Dhe njerëzit tjerë i marrin për budallenj
Që kohën e bjerrin e s’u përgjigjen dot
Njerëzit e mëdhenj, barkut i hedhin
Dhe s’i lënë atij zbrazët asnjë vrimë
Edhe të tjerët, ç’të mbetet mbledhin
Dhe shtrojnë edhe ata një tavolinë
E dini ç’bëri Aleksandri i madh…
Donte Babilonin, si të veten lojë
Të tjerëve u thoshte:-mos pritni në radhë
Se për të fare nuk keni nevojë
Ja, edhe Koperniku nuk flinte fare
Nga dielli s’i hiqte kurrë dylbitë
Ngryste e gdhinte netët në dritare
Së besuari se qiellit ia dinte fshehtësitë
Edhe B.Brecht-i madh, gjërat e thjeshta s’i merrte vesh
Ndaj përbirohej të vështirave, barit si mister, ta zëmë
Pastaj, për Napoleonin fliste dhe e bënte shpesh
Se edhe ai si njeri hante, për gjëmë
Njerëzit e mëdhenj hiqeshin si dijetarë
Duke i dhënë zërit, siç bën një bubullimë
Ama, t’ua them, mund t’ua falni atyre nderimin e madh
Por, mbase nuk duhet të keni tek ta aq shumë besim…
Në shqip: Besim Zymberi
ObserverKult
Lexo edhe:
BERTOLT BRECHT: DUKE KUJTUAR MARIE A
Ju ftojmë të lexoni këtë poezi nga Bertolt Brecht:
Atë ditë në muajin e blunjtë të shtatorit
Qetësisht nën një pemë të re kumbulle
Unë e mbajta atë si një ëndërr të ëmbël në krahët e mi
Dashuria ime e zbehtë, dhe ajo ishte e qetë me mua
Dhe sipër nesh në parajsat e bukura të verës
Ishte një re, për pak kohë e pashë atje
Ishte shumë e bardhë dhe shumë lartë, kaq lart, sipër
Dhe kur pashë sërish ajo nuk ishte më
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult