Interpreton Besa Kokëdhima
Shenjë të kam përjetë
Dhimbja ime e shtrenjtë
Gdhendur je thellë në zemër, në zemër
Shpirtin le nënshkrim
Brenda trupit tim
Miku im më i vjetër.
Unë për ty e fal dhe jetën
Se ti je tatuazh në zemër
Je i vetmi që unë kam
Forca që më mban
Në shpirt si një titan.
Hapi sytë e tu
Falma qiellin blu
Jo, nuk dua një tjetër, një tjetër
E ndjej nën lëkurë
Sot më shumë se kurrë
Dashurinë tonë të vjetër.
Unë për ty e fal dhe jetën
Se ti je tatuazh në zemër
Je i vetmi që unë kam
Forca që më mban
Në shpirt si një titan.
LEXO EDHE: Ardhja e këngëtarit Goran Bregoviq në Shqipëri, revoltohen këngëtarët shqiptarë: Bojkotojeni!
Ardhja e këngëtarit, Goran Bregoviq, në festën e birrës që do të organizohet në Korçë nga data 18 deri më 22 gusht, ka irrituar shumë këngëtarë shqiptarë të cilët janë shprehur kundër ardhjes së tij në vend.
Ata e konsiderojnë Goran Bregoviq si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër popujve tjerë në ish-Jugosllavi. Bregoviç ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në ish-Jugosllavi sidomos me këngën “Kalashnikov”.
Ndër artistët që kanë reaguar lidhur me ardhjen e këngëtarit në Shqipëri është edhe reperi Big Basta.
“Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q*fsha Goran Bregovic”, shkruan ai.
Artistja tjetër që reagoi ndaj këtij lajmi, ishte Besa Kokëdhima, e cila ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë./tirananews.al