Besarta Ademaj: Sa t’due… jo ti s’e di…


Sa shumë kohë paska kalue
m’paska marr malli me kajt’,
si n’kohna t’vjetra,
kur zgjidhje nuk kisha,
e as nuk pritsha se kam me pas…

M’paska marr’ malli,
me t’kujtu,
e që plagët e vjetra,
t’shërume nuk qenkan,
vetëm se paska kalu një kohë e gjatë…

Shenja t’mbetura nëpër shpirt,
jo nuk hiqen,
ato kanë mbetë…
Por, mall t’madh paskam sonte,
sa t’kam dasht’
po e kujtoj’ tash e një jetë!

Shqet’simi brenda nuk paska mbarue,
ditet e vitet brenda meje janë pjek’!

Prita, po pres prap’
me ty bashk’ për me kajt…
si n’kohna t’vjetra,
n’kohe dashnije,
me t’jetue sado pak!

Me fillu,
ngapak me pi,
gotat,
shpirtin me ma trazue,
sa po t’due sonte,
jo ti s’e di..
Malli, krejt m’paska verbue…

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERT SHVARC: O DASHNIJA EME E ANDRRUEME!